Home / Opinion / Mehazi: Nëse Haziri ia jep 17 fshatrat Serbisë, atëherë Serbia ia merr edhe Gjilanin

Mehazi: Nëse Haziri ia jep 17 fshatrat Serbisë, atëherë Serbia ia merr edhe Gjilanin

 20 GUSHT 2020

Lutfi Hazir

Deklarata e nënkryetari i LDK-së Lutfi Hazirit për shkëmbime territoresh është skandaloze për Republikën e Kosovës, e shumë e pëlqyeshme për elitën politike serbe.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka ka thënë se nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri lë mënjanë shtetësinë e Kosovës me kufijtë ekzistuese e të pranuar nga njëqind shtete të botës e kthehet nga Serbia e Vuqiçit për t’ia dhënë pjesën veriore Serbisë.

Sipas tij, nëse Haziri  “nuk dëshiron që shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës t’i sheh nën Serbi”, atëherë as Vuçiqi e Daçiqi nuk do dëshirojnë që serbët e Kosovës me Trepçën e serbët e Mitrovicës së Veriut të mbeten nën Kosovën.

Image

Sulejman Mehazi

“Deklarata e Hazirit është absurde dhe e palogjikshme edhe për vet Serbinë, të marrë Leposaviqin e 17 fshatra rurale serbe e Vuqiçi t’ia jep Hazirit qytetet e Luginës, Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, po kurrë me kësi shkëmbimesh Serbia nuk do pajtohej për ta njohur Kosovën”, ka thënë profesor Mehazi.

Ai konsideron se ideja e Hazirit me kësi shkëmbime territoresh më shumë e rebelon elitën politike serbe, sesa që e pajton për ta njohur Kosovën.

“Mendimi i Hazirit për kësi ndarjesh më shumë është konfliktuoze, stërzgjatje e mosmarrëveshje sesa marrëveshje për njohje reciprike.Nëse Vuçiqit ia jep Leposaviqin me 17 fshatra, ai t’i merr edhe qytetet, serbëve nëse ua jep dorën ta ta këpusin edhe krahun deri në shpatulla. Nëse Haziri ia jep 17 fshatrat Serbisë, atëherë Serbia ia merr edhe Gjilanin”, është shprehur njohësi i cështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...