Home / Opinion / Ditar-Shkruan: Avdi Ibrahimi

Ditar-Shkruan: Avdi Ibrahimi

Pse jemi në këtë gjendje të palakmueshme politike dhe ekonomike i tërë kombi shqiptar?!
Pushteti i korrupcionit, pushteti i nepotizmit, këto fjalë dëgjohen ngado në mbarë hapsirat shqiptare, kjo politik polli, një problem të koklavitur dhe praktikisht deri më tani të pazgjidhshëm për shqiptarët, ky pushtet i padrejtë, abuzues e i padinjitetshëm na është dhuruar nga Zoti ynë, apo nga Dreqi…?!
Kthesat e mënjëhershëm të njerëzve veshur me pushtet, ky ndërrim i paparashikuar nga njerëz të thjesht dhe tani të shndërruar në lakmitar dhe anasjelltas, nuk është rrjedhojë e ekseseve të psikologjisë personale, porse ka rrjedhur pashmangërisht nga pushteti i pakufijëshëm që kanë krijuar ata për vete dhe tarafet e tyre.
E si të dalim nga kjo situate e palakmueshme që na e kanë sjellur lakmitarët e veshur me pushtet, këta profiter e tregtar flamujsh, që e konsiderojnë si plaqkë të tyre zhvatjen e parasë së tatimpaguesve shqiptar dhe shitjen e pasurive tona kombëtare…?!
Për daljen nga kjo katrahurë më së miri na tregon urtia popullore: -Bashkimi bie fuqi! Ne po shohim e dëgjojmë nëpërmjet mediave për çdo ditë paknaqësi të shprehura nga opozita dhe OJQ-të, nga një pjesë e popullit dhe punëtorëve që kërkojnë të drejtat e tyre me anë të protestave, natyrisht se nga këto protesta edhe mund të fitohet diçka, po ama duhet një bashkim ma i madh i punëtorëve dhe gjithë atyre të paknaqurve, për t’ja ndryshuar rrjedhën lumit të jetës. Është mbase e natyrshme që nga këto paknaqësi të shprehura popullore, pushtetmbajtësve nuk u vjen mirë. Ata me të gjitha mjetet që kanë në posedim, po mundohen vetë ta shtypin këtë bashkim të popullit, po kurrë nuk kanë për të arritur te ky qëllim, andaj ata po u kërkojnë ndihmë të huajve për ta vazhduar edhe më tej pushtetin e korrupcionit dhe nepotizmit.
Por kjo tashmë i është bërë e qartë popullit dhe me protestat e njëpasnjëshme të tyre po e bënë kundërshtimin duke thirrur: ”NDALOJE HAJNIN – ZHVILLOJE SHTETIN!”
Mbase është e kuptueshme se padrejtësia të egërson dhe të bënë nga një her të humbasësh kontrollin. Por jo! Populli ynë shqiptar, përkundrazi po e ruan kontrollin, ashtu siç po e ruaj edhe vetë unë, kur janë në pyetje interesat e mëdha kombëtare. Mbase është e kuptueshme se të gjithë kemi të metat tona, në këtë rast luftoj çdo ditë edhe të metat që kam edhe vetë unë, këto të meta i luftoj me vepra e jo vetëm me fjalë, për këtë më nuk i kundërshtoj më vetëm të metat e pushtetmbajtësit edhe pse këta të fundit mbajnë përgjegjësi për mos punën e tyre se po thirren se janë përfaqses dhe të zgjedhur nga ”populli”, që nga tërë kjo e përmbledh dhe nxjerr kokën, individualizmi ynë, egoizmi ynë, padituria (injoranca) jonë, këto të meta ti luftojmë me gjuhën e fakteve dhe argumentit, me arsyen e zemërgjerësisë sonë, zemërkthjelltësisë sonë, duke filluar nga vetvetja jonë në radhë të pare, të jemi kritikë dhe autokritikë. Të mos jemi vetëm spektator të teatrit në hapsirat shqiptare por ta shohim drejtë realitetin jetësor. Pse jemi në këtë gjendje të palakmueshme politike dhe ekonomike i tërë kombi shqiptar! A është kjo dhurat prej Zotit që kemi këta politikanë lakmitar e servil ndaj të hujave, apo më mire do të thosha se këta janë dhurat e Dreqit të mallkuar e assesi dhurat nga Zoti?! Për ta ndryshuar këtë situate në të mirën e përgjithshme kombëtare na duhet një bashkim që bie fuqi mbarpoullore e mbarshqiptare, ky bashkim te jetë me vepra e jo vetëm me fjalë.
Mosmarrëveshjet ndërvllazërore e ndërfetare janë aletatët më të mire për ata pushtetmbajtës që na shtypin lirin dhe dinjitetin tonë kombëtar. Prandaj protestat kundërshtuese ndaj padrejtësisë, nuk janë ashtu siç na i përshkruajnë e propagandojnë pushtetmbajtësit…! Edhe protestuesit e të paknaqurit janë bij të Trojeve Shqiptare që duan punë mirëqenie sociale, shumica e tyre si punëtor krahu punojnë punë të rënda për ta fituar bukën e përditshme, për ta fituar bukën e gojës. Edhe ata duan punë dhe punojnë që fëmijët e tyre të kenë bukë dhe mirëqenie jetese ashtu siç kanë edhe fëmijet e pushtetarëve.
Ndaj intelektualët nuk duhet të heshtin por t’u dalin zotë të drejtave të punëtorëve dhe të papunëve, të ngrisin zërin në mbrojtje të tyre, shtresë kjo popullre që për çdo ditë po bashkohet e po rritet, bashkim ky që për çdo ditë po bie fuqi dhe rritje popullore kundër pushtetarëve të korruptuar e keqpërdorues të detyrës zyrtare! Ngase të gjithë duam një shtet funksional për ta ndalur hajnin, nepotizmin, krimin e organizuar, për ta zhvilluar shtetin ashtu siç janë të zhvilluar ekonomikisht e politikisht popujt dhe shtetet e Europës.
23 Mars 2013

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...