Home / Opinion / KOHË, NJERËZ, EPISODE !“URA E ZJARRIT”

KOHË, NJERËZ, EPISODE !“URA E ZJARRIT”

Rubrika personale:
Si gjithnjë, u ula në tavolinën e lokalit për të pirë kafen e mëngjesit. Me vete kisha një pako me gazetën e Partisë Komuniste, “Zëri i së Vërtetës”. Nxora njërën prej tyre dhe nisa ta shfletoj. Në faqen e parë, redaksia kishte botuar foton e Enver Hoxhës.
Përballë meje, në tavolinën tjetër, ndodhej një burrë i moshuar, i mbajtur mirë nga shëndeti dhe nga veshja. Siç mora vesh më vonë, banonte në Amerikë, por kishte ardhur në vendlindje për pushime. Miku nga larg, pa foton e Enver Hoxhës në gazetën time, dhe duke përfituar ngase ishte më i moshuar se unë, ndërhyri e foli:
-Eh, mor djalë, Atij burri, nuk i afroheni dot, kot lodheni! (dhe me dorë shënoi fotografinë e Enver Hoxhës).
Për një moment mbeta pa fjalë. Në lokal kishte edhe të tjerë, ku shumica më njihnin. Por pasi mblodha veten nga ajo fjalë që përmbante brenda sarkazmën, ia ktheva bashkëbiseduesit:
-Jo, or mik, ne nuk po lodhemi kot. Unë e di se nuk është lehtë të zëvendësojmë Enver Hoxhën. Burra si Ai, lindin rrallë. Por ne po e bëjmë një farë pune. Dhe pasi heshta pak, që të më dëgjonin edhe të tjerët vijova:
-Unë jam me origjinë nga fshatrat e Mirditës, ku dikur nuk kishim asnjë dyqan për të blerë, qoftë edhe një shkrepse për të ndezur zjarrin. Ndaj, para se të binim në gjumë, njërën nga urët e zjarrit në oxhak, e mbulonim me hi, që të mos shuhej gjatë natës, dhe në mëngjes ta kishim gati për të rindezur zjarrin. Se veç të tjerave, ishte turp i madh, nëse të fikej zjarri në votër.
Bashëkatdhetari nga Amerika, më shikoi me vëmendje, por nuk ndërhyri. Unë vijova:
-Populli shqiptar do ta nxjerrë përsëri një Enver Hoxhë, ndaj ne po mundohemi ta mbajmë ndezur “Zjarrin e idealeve komuniste”, që kur Ai të dalë në skenë, ta ketë këtë zjarr këtu, e të mos ketë nevojë të shkojë e ta kërkojë nëpër Botë, tek ndonjë Komintern i mundshëm.
Këtu u mbyll dialogu ynë për çeshtjen, dhe vijoi me urime midis atyre që ndodheshin në lokal dhe bashkëatdhetarit tonë, që në fund morëm vesh se ishte nga Malësia e Madhe e Ded Gjon Lulit.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...