Home / Të ndryshme / TE HAXHIA NË KAFE SHKODRA, NË FUND SHEHRI, ATJE KAH GRYKA, NË PUHOVC, NË PEJË…

TE HAXHIA NË KAFE SHKODRA, NË FUND SHEHRI, ATJE KAH GRYKA, NË PUHOVC, NË PEJË…

Burri nga fotografia në memorjen e në respektin tim qëndron i pashlyeshëm qe dyzet e më shumë vite.
Atëherë djalë i ri, i zhdërvjelltë, i qeshur, i guximshëm, ai mbante një kafene në Mahallë të Puhovcit, afër Xhamisë.
Ishin vitet 1980 e 1981. Unë me disa nga kolegët e mi profesorë, pasi përmbushnim obligimet pedagogjike, për shplodhje kishim detektuar një strofkë ku krye m’krye e me zë të ultë, rreth një tavoline, me gotat apo filxhanet përpara mund të flisnim për pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi dhe për idenë irredentiste për Kosovën Republikë, pa pasur dronë e denoncimit.
Pronar ishte Haxhi Delia, i fisit të famshëm Rexhaj të Rugovës…

Para dy viteve në Pejë shokët e mi të asaj kohe,

Ali Shabanaj

e Mon Berisha ma kujtuan një detaj që lidhej me frekuentimin tonë të Kafes së Haxhisë.

Në fillim shokët nuk më besonin për shërbimin e mirë e ambientin e këndshëm me pamje kah bjeshkët. Ndaj dhe refuzonin të shkelnin pragun e një lokali të panjohur, atje diku në cep të qytetit…
Sipas Monit e Alisë unë për t’i çuar në krye shehri kisha pas përdorë si metodë shtrëngimin verbal, brutal e vulgar në trajtën e kërcënimit dhe përmes një sharjeje si shantazh:
“Ejani të shkojmë në Shkodër!”
“Nanën atij që s’vjen…”
“Ejani që së bashku të shkojmë në Shkodër!”
Qysh në Shkodër, o Salih?
Ejani pas meje.
Po Shkodra është larg o Kabash…
Jo jo Shkodrën e kemi në zemër…
Në zemër të qytetit! Plotësoja pas pak për çdo eventualitet.
Shkodra, Vlora, Tirana… Ishin emra të ndaluar në atmosferën shpërthyese politike-policore të ’81-shit të Kosovës.
Dhe unë i ftoja, doja t’i ngrihja zhag për në Shkodër!
Shkodra quhej kafeneja e Haxhi Delisë. Ishte një guxim i rrallë asokohe të vendosje sipër derës së lokalit mbishkrimin me shkronja të mëdha KAFE SHKODRA!
Haxhia kishte insistuar dhe ashtu pa iu trembë syri kishte vendosur ta emërtonte e ta mbante gjallë e hapur bazën tonë të kuvendimeve atdhetare.
Pak më vonë Haxhi Rexhaj në lokalin e tij e kishte shpallë tonën një tavolinë dhe një zonë në njërin nga qoshet më intime të tij.
Mora vesh se këto ditë pronari i të dikurshmes Kafe Shkodra paska ndrru’ jetë.
I pastë shpirti rahmet atij burri trim e bujar. E kam dashtë dhe e kam besuar. Edhe ai mua. Lavdi Haxhi Rexhajt!
Ngushëllimet e mia sot shkojnë për familjen e vëllezërit, për farefisin e tij dhe për miqtë e shumtë që ai i pati dhe që i grumbulloi gjithmonë rreth vetes…
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...