Home / Të ndryshme / PESË VJET NGA VËRSHIMET NË SHIPKOVICË!

PESË VJET NGA VËRSHIMET NË SHIPKOVICË!

Abdulla Mehmeti

 ndau një kujtim.

(3 gusht 2015)
Vërshimet e 3 gushtit në Shipkovicë i trazuan nga varri edhe banorët e lashtë Ilirë
Nga pamjet e vërshimeve të 3 gushtit në Shipkovicë është vërejtur edhe një varr i vjetër, që i ka bërë kureshtarë jo vetëm banorët vendës por edhe shumë vizitorë të tjerë. Në këtë hapësirë ku është zbuluar ky varr ekzistojnë edhe shumë varreza të tjera. Mënyra e varrimit, orientimi i kufomës dhe karakteristika të tjera dëshmojnë qartë se bëhet fjalë për varreza ILIRE, të cilat i takojnë periudhës para ardhjes së krishterimit në këto hapësira, së paku para 2000-3000 vjetësh. Në hapësirën më të gjerë, te vendi i quajtur “Kisha” ka edhe shumë varreza të tjera të ngjashme. Për këto varreza kemi bërë studime para 23 vjetësh bashkë me profesor Fadil Sulejmanin, për të cilat ka edhe materiale në dorëshkrim. Gjatë ndërtimit të shtëpisë në afërsi të së cilës tani është zbuluar ky varr, atëherë u zbuluan dy varre të tilla, por që të mos keqpërdoreshin nga pushteti i atëhershëm dhe pseudoshkencëtarët janë pritur kohë më të mira për gërmime arkeologjike dhe studime të hollësishme në lidhje me ato.
Ka të dhëna se në këtë hapësirë, në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar është gjetur edhe një rasë me mbishkrim dhe gjetje të tjera arkeologjike, të cilat nga bashkëpunëtorët vendës të pushtetit komunist sigurisht kanë përfunduar në Beograd. E tërë ajo lagje, dikur ka qenë pronë e kishës, gjatë kohës së sundimit osman ka qenë vakëf, ndërsa në kohën e mbretërisë jugosllave, SKS, ka qenë objekt i komunës së asaj kohe. Pushteti komunist, përkatësisht organizata lokale e PKJ në Shipkovicë, me kompensim për prona të tjera ua ka dhënë për ndërtim disa familjeve, me qëllim të mbulimit të gjurmëve dhe pamundësimin e gërmimeve arkeologjike të mëvonshme.
Në shumë raste, këto fatkeqësi, si vërshimi i para disa ditëve në Shipkovicë, nxjerrin në sipërfaqe edhe të vërteta të këtilla, të cilat vetë fenomenet dhe ligjshmëritë e natyrës nuk i lënë në harresë.
Shënim: Në fotografitë 1 dhe 2 janë pamjet nga varri i zbuluar, ndërsa në fotografitë 3 dhe 4 janë pamjet e vendin ku është zbuluar ky varr në Shipkovicë, më 5 gusht 2015.
(3 gusht 2020)
Vërshimet e 3 gushtit në Shipkovicë i trazuan nga varri edhe banorët e lashtë Ilirë
Nga pamjet e vërshimeve të 3 gushtit në Shipkovicë është vërejtur edhe një varr i vjetër, që i ka bërë kureshtarë jo vetëm banorët vendës por edhe shumë vizitorë të tjerë. Në këtë hapësirë ku është zbuluar ky varr ekzistojnë edhe shumë varreza të tjera. Mënyra e varrimit, orientimi i kufomës dhe karakteristika të tjera dëshmojnë qartë se bëhet fjalë për varreza ILIRE, të cilat i takojnë periudhës para ardhjes së krishterimit në këto hapësira, së paku para 2000-3000 vjetësh. Në hapësirën më të gjerë, te vendi i quajtur ,,Kisha” ka edhe shumë varreza të tjera të ngjashme. Për këto varreza kemi bërë studime para 23 vjetësh bashkë me profesor Fadil Sulejmanin, për të cilat ka edhe materiale në dorëshkrim. Gjatë ndërtimit të shtëpisë në afërsi të së cilës tani është zbuluar ky varr, atëherë u zbuluan dy varre të tilla, por që të mos keqpërdoreshin nga pushteti i atëhershëm dhe pseudoshkencëtarët janë pritur kohë më të mira për gërmime arkeologjike dhe studime të hollësishme në lidhje me ato.
Ka të dhëna se në këtë hapësirë, në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar është gjetur edhe një rasë me mbishkrim dhe gjetje të tjera arkeologjike, të cilat nga bashkëpunëtorët vendës të pushtetit komunist sigurisht kanë përfunduar në Beograd. E tërë ajo lagje, dikur ka qenë pronë e kishës, gjatë kohës së sundimit osman ka qenë vakëf, ndërsa në kohën e mbretërisë jugosllave, SKS, ka qenë objekt i komunës së asaj kohe. Pushteti komunist, përkatësisht organizata lokale e PKJ në Shipkovicë, me kompensim për prona të tjera ua ka dhënë për ndërtim disa familjeve, me qëllim të mbulimit të gjurmëve dhe pamundësimin e gërmimeve arkeologjike të mëvonshme.
Në shumë raste, këto fatkeqësi, si vërshimi i para disa ditëve në Shipkovicë, nxjerrin në sipërfaqe edhe të vërteta të këtilla, të cilat vetë fenomenet dhe ligjshmëritë e natyrës nuk i lënë në harresë.
Shënim: Në fotografitë 1 dhe 2 janë pamjet nga varri i zbuluar, ndërsa në fotografitë 3 dhe 4 janë pamjet e vendin ku është zbulur ky varr në Shipkovicë, më 5 gusht 2015.
/ Ribotim nga arkivi/

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...