Home / Lajme / Kraki i reagon ashpër Hysenit: Ik more fyell, mos na lodh bateritë e telefonave me përralla

Kraki i reagon ashpër Hysenit: Ik more fyell, mos na lodh bateritë e telefonave me përralla

Koordinatori i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka thënë se në takimin 7-orësh me koordinatorin e palës serbe, Marko Gjuriq, është biseduar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Po negociojmë elemente të një marrëveshjeje të përgjithshme e cila në fund do të jetë ligjërisht e obligueshme ndërkombëtarisht dhe patjetër që duhet të rezultojë me normalizim të marrëdhënieve reciproke Kosovë Serbi që nënkupton pashmangshëm njohje reciproke”, ka thënë ai.

Atij i ka reaguar ashpër profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki. Ky i fundit e ka quajtur “fyell” Hysenin, duke thënë se ai erdhi në këtë post, përmes kryeministrit fiktiv dhe qeverisë jolegjitime, përcjell Bota sot.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...