Home / Të ndryshme / Gjenocid kulturor në mes të Europës!

Gjenocid kulturor në mes të Europës!

 

Politikë brutale aparthejdiste ndaj popullit shqiptar në Kosovë

Billedforhåndsvisning

Nga Xhemil Zeqiri

Leyer e Hapur qeveris Daneze,

Po ju shkruaj për të tërhequr vemendjen Tuaj dhe të Qeverisë Suaj për

situatën e padurueshme të popullit shqiptar në ish – Jugosllavi.

Vitin e kaluar (2 shkurt) ju kam shkruar për të njëjtin problem. Në letrën (përgjigjen) Tuaj nënvizuar: Danimarka konsideron se në ish – Jugosllavi shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe seriozisht, së bashku me vendet e tjera të BE, ka kërkuar që serbët të hyjnë në dialog me përfaqësuesit e Kosovës.

Por deri më tani, asgjë nuk ka ndryshuar në Kosovë. Shtypja brutale e shqiptarëve po vazhdon me intensitet të pazvogëluar. Herë pas here është dokumentuar, përveç të tjerash edhe nga Amnesty Internacionale dhe nga organizata shqitare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (KLMNJD), që udhëhiqet nga shkrimtari i njohur edhe në arenën dërkombëtare – Adem Demaçi. Kjo organizatë çdo muja bën nga një raport për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Raporti i fundit për muajin shtator mbush jo më pak se 11 faqe.

Në Maqedoni rreth 40% e popullsisë janë shqipatrë. Në letrën Tuaj të dates 11 shkurt, që më keni dërguar mua, shkruani se: njohja ndërkombëtare e Maqedonisë do të jetë një hap vendimtar në përmirësimin e situatës së shqiptarëve etnikë në Maqedoni. U bë një kohë e gjatë që Maqedonia u njoh si shtet i pavarur, por, për fat të keq, nuk ndodhi ndonjë përmirësim i gjendjes së shqiptarëve.Situata e shqiptarëve në Maqedoni mund të karakterizohet si një gjenocid kulturor. Shqiptarët këtu janë të privuar nga të drejtat e tyre kulturore e kombëtare dhe të ekspozuar një politike aparthejdiste.Njohja e Maqedonisë do të thotë ngritje e një muri të padukshëm të Berlinit në mes të shqiptarëve të Maqedonisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Në të dy anët, nga pushtetmbajtësit, përsekutohen politikanë, gazetarë dhe udhëheqës shqiptarë të sindikatave etj. Kohëve të fundit në Maqedoni u zbulua se grave shqiptare, përkundër vullnetit të tyre, u mohohet e drejta për të lindur. Gjeneratatve të reja shqiptare u mohohet e drejta që të arsimohn në gjuhën amtare. Mund të përmenden edhe shumë shembuj të tjerë. Të gjithë e mbështesin konkluzionin se edhe sot ushtrohet një shtypje brutale dhe një politikë aparthejdi mu në mes të Evropës. Sipas mendimit tim, çështja shqiptare është një nga më të rëndësishmet që të mund të arrihet paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Por, herë pas here, shqiptarët (trojet e tyre) u shitën nga superfuqitë. Kjo ndodhi në Konferencën e Londrës më 1912, ku u përcaktuan kufijtë e Evropës. Këtu shqiptarët, pa dëshirën e tyre, u ndanë në disa  shtete.

Tragjedia u përsërit edhe në Konferencën e Londrës të vitit 1992, ku u bë shmangie e trajtimit real të të drejtave kombëtare shqiptare. Superfuqitë e njohën Maqedoninë pa ndonjë zgjidhje për çështjen shqiptare. Ngjashëm edhe shqiptarët në Kosovë përmes një rederendumi vendosën që të shkëputen nga shtypja serbe. Kohëve të fundit presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, kërkoi konfederatë me Shqipërinë. Por Bashkësia Ndërkomëbtare mbahet pasive (hesht). Shqiptarët ishin të tretët për nga numri i popullsisë në ish – Jugosllavi dhe nuk ishin asesi minoritet. Shqiptarët nuk kërkojnë ndonjë trajtim të pasaçëm pozitiv nga serbët, por ne jemi një popull që duhet të trajtohemi ashtu që t’i kemi të njëtat të drejta si popujt e tjerë në Evropë. Nëse komuniteri ndërkombëtar, edhe këtu në Danimarkë, nuk merr një qëndrim të drejtë, padrejtësitë historike në Ballkan do të vazhdojnë dhe me siguri do të jenë shkak, jo vetëm i vazhdimit të valsë së përhershme të cënimit të të drejtave të njeriut, por mund të jenë edhe fitil që do të shpien në një shpërthim të pashmangshëm.

 

Me nderime

Xhemil Zeqiri

Kryetar i KLMDNJ – Danimarkë

08 Tetor 1994

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...