Home / Të ndryshme / Në librin e tij „Mosmarrveshja”, Ismail Kadare shkruan!

Në librin e tij „Mosmarrveshja”, Ismail Kadare shkruan!

…Një vjershë që u bë e famshme më 1954, shkruar nga Esad Mekuli, poeti më i shquar i Kosovës, dëshmohej se turqizimi i shqiptarëve të Kosovës vazhdonte me ngulm në Jugosllavinë komuniste të Titos.
Vjersha titullohet „ Turk Elhamdulilah“ dhe në pak vargje jepet përshkallëzimi i një prej tragjedive më të mëdha që po ndodhte në Europë:
TURK ELHAMDULILAH
Turku me shpatë ka pre,
Europa dridhet ushton,
Në Kosovë luftuam dhe ne,
– Liri, kush s’të don ?!
Me shpatë me zjarrm sundoi,
Me shekuj liri s’kemi pa
Tirani mbi ne gërmoi:
Je turk elhamdulilah
Fenë me kombësi e njisoi,
Muslim e turk s’ka da,
Deshti dhe emnin t’na harroi;
– Je turk, elhamdulilah !
Dhe gjuhën tonë e ndaloi
Kush turqisht flet, fé s‘ka
Ashtu, thanë, Zoti urdhnoi
– Je turk, Elhamdulilah !
– Je turk ! Je turk ! – kanë shti
Shqiptarin me shekuj, pa da,
E nji ditë ndër ne u ndi:
– Jam turk, Elhamdulilah !
Jo, s’jemi turq, nuk jemi !
Jo kurrë ! Ta dijnë të tanë,
Shqiptarë dhe t’parët i kemi,
Feja prej Kombit s’na ndan !
Siç është thënë shpesh, Serbia me Greqinë, ndonëse afishoheshin si antiosmanë të zjarrtë, kanë kryer radhazi punë të pista të perandorisë osmane, e para për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll, e dyta për varrosjen e gjuhës shqipe, duke arritur gjer te mallkimi zyrtaro-kishtar i alfabetit të saj latin.
„Nuk ka një gjuhë tjetër indoevropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare. Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive ( me nyja e parafjalë ). Falë kësaj cilësie e, padyshim , gjithë mekanizmave të tjerë të saj, ajo përballoi lehtë, shumë më lehtë se ushtritë e princave shqiptarë, sulmin osman. Sulmi i turqishtes, që ishte gjuhë aglutinative ( që manovron me prapashtesa ), ishte një lloj sulmi i një mamuthi të ngathët që lufton kryesisht me bisht kundër një luani që përdor më shumë dhëmbët dhe kthetrat“ “ Ismail Kadare.
(Marë nga “Letërsi Topkadare”, rindarje)

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...