Home / Lajme / HOMAZH PËR MILITANITIN KOMUNIST GËZDAR SERJANI

HOMAZH PËR MILITANITIN KOMUNIST GËZDAR SERJANI

Këto ditë, u nda nga jeta shoku ynë i idealit, komunisti e propagandisti i Partisë Komuniste për Qarkun e Gjirokastrës, Gëzdar Serjani.
Gëzdari u lind në një familje të madhe e fisnike të Lekdushit në rrethin e Tepelenës. Fshati i tij i lindjes, vendosur midis maleve të larta të Kurveleshit me emër, nxori 72 luftëtarë për Luftën e Vlorës të vitit 1920 dhe 56 partizanë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke i dhënë kësaj të fundit 17 Dëshmorë, midis të cilëve edhe Heroin e Popullit, Mustafa Matohiti. Kjo kështjellë natyrore, por më shumë kjo “Kështjellë njerëzore” e dy luftrave me emër, do ta frymëzonin e nxisnin Gëzdar Serjanin 13 vjeçar t’i bashkohej LANÇ, prej së cilës do të merrte katër dekorata dhe do të gëzonte Statusin e Nderuar të Veteranit të Luftës. Pas çlirimit, pasi kaloi disa vite në stazhin e punëtorit dhe plotësimit me arsimin e duhur, kalon në radhët e Ushtrisë Popullore, duke shërbyer për 30 vjet rrjesht në Divizionin “Labëria” të Gjirokastrës.
Me ndryshimin e situatave politike në vitin 1990, ai nuk do të lëvizte nga fronti i komunistit të vërtetë, por do të rreshtohej në krah të Hysni Milloshit e militantëve të tjerë komunistë, në mbrojtje të arritjeve të Socializmit dhe Veprës së pavdekshme të Udhëheqësit të paharruar të popullit shqiptar, Enver Hoxha. Gëzdar Serjani, për tri dekada rresht, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin dhe forcimin e Organizatës së PK në rrethin e Gjirokastrës dhe në gjithë qarkun me të njëjtin emër.
Shoku ynë i nderuar dhe i paharruar, Gëzdar Serjani, përveçse një militant i shquar në punën e PKSH, ishte dhe nje autor i njohur në fushën e letrave. Gjashtë libra të botuara nuk janë pak, në një kohë si kjo e sotmja, kur botimet i zotërojnë pasanikët borgjezë, me paratë e shumta e talentin e mjerë per nga idetë dhe format e shprehjes. Midis këtyre librave, po përmendim dy më të fundit me tituj: “PKSH, alternativë, zhvillim progres”, dhe vëllimin poetik “Djemtë e Lirisë”. Në të parin, Gëzdari, u la shokëve të tij dhe gjithë lexuesve, të “fotografuar” si në një album, kohën që jetojmë në këndvështrimin e komunistit. Libri në fjalë është një “portret” i veprimtarisë së komunistëve gjatë këtyre viteve në Qarkun e Gjirokastrës, portret, të cilin autori e ka vënë në një “kornizë” artistike, duke e bërë kështu më të pashëm, më të bukur e më me vlerë. Jo më pak vlera ka edhe vëllimi me poezi “Djemtëe Lirisë”, një libër që ka brenda një histori të vërtetë, një histori të shkurtër por të lavdishme të fshatit të tij të lindjes. Libri poetik “Djemtë e Lirisë” është si një tufë me trëndafila të kuq mbi librin e parë “PKSH, alternativë, zhvillim, progres”, apo si një prolog që na bën me dije se Dëshmorët e Lirisë mbrohen e nderohen si duhet kur rron e miltiton Partia Komuniste, të cilën ata e patën në krye të LANÇ dhe ranë në fushën e betejës me emrin e saj e të Enver Hoxhës në gojë.
Me ndarjen e tij nga jeta, familja, shokët e miqtë humbën njeriun e tyre të dashur, Partia Komuniste humbi njërin nga militantët më të devotshëm e më të shquar të saj.
Në emër të Partisë Komuniste, përcjellim ngushëlime për familjarët e tij, por njëherësh edhe për gjithë komunistët dhe simpatizantët e Partisë Komuniste, të cilët me siguri krahas kujtimit të paharruar, do të përcjellin edhe punën dhe përkushtimin e militantit komunist, Gëzdar Serjani.
Imazhi mund të përmbajë: 1 person
  •  

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...