Home / Lajme / Feja dhe politika !

Feja dhe politika !

Kisha politike e milosheviqit te serbise dhe xhamia politike e erdoganit- janë me bërthamë kundërshqiptare!
Nëse politika përzihet në fe, ajo edhe quhet politikë se ka qëllime politike, ndërsa;
Feja që udhëhiqet nga politika, është as fe as politikë !
Mendjet e shëndosha dhe të kthjellta shqiptare, sidomos ato të klerit musliman, duhet ti vënë gishtin kokës dhe të mendojnë se xhamia e erdoganit, nuk ka qëllime fetare, por ka100% qëllime politike në interes të serbisë.
Kjo për faktin se ngritja e xhamisë politike të erdoganit në Prishtinë, tërheq pas edhe kishën politike të sllobodanit mu në zemër të Prishtinës !
Me këtë rast, politika serbe i arrin dy qëllime të mëdha njëkohësishtë!
1.- Shqiptarët në tërësi ti paraqes para botës si musliman ekstremiste në një kohë kur ne kemi pretendim demokracinë përendimore !
2.- Kosovën ta paraqes para botës si djep të serbizmit, por që ekstremistët shqiptar nuk i lejojnë objektet fetare serbe të ndërtohen sikurse është kisha në oborrin e universitetit!
Kjo është strategjia serbe të cilës i ka shërbyer historikisht turqia e po i shërben me zell erdogani!
Nëse erdogani nuk ka qëllime politike, pse ai dhe turqia nuk u lejuan kurrenjehere nga serbia ta ngrisin qoftë edhe një xhami në Sanxhakun e asimiluar shqiptar ndërsa shqiptarinë e ka stërmbushur?!
Kurr sa sot, në Kosovë dhe shqiptari, ka pasur objekte fetare, por që nuk kanë vizitor!
Kush vërtetë është besimtar(besimi është individual), ka plotë e përplot objekte fetare, pak kilometra nga qendrat urbane që s’kanë vizitor!
Pse nuk shkojnë në to, kush ua ndalon, kur për të ngrënë dreka e darka, shkojnë dhjetra km larg?!
Imazhi mund të përmbajë: qiell, jashtë dhe tekst

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...