Home / Opinion / “Proamerikane” te qeverise dhe politikes te Kosoves, perse u pelqen te jeni anti-amerikane?!

“Proamerikane” te qeverise dhe politikes te Kosoves, perse u pelqen te jeni anti-amerikane?!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Luan Baci
USA
 24,07, 2020

 

Qeveria kukull e Thacit, apo qeveria nen hije e Serbise, Hoti, apo Huti, sido qe quhet, po pergatitet te marre mbi vete te gjitha shpenzimet per avokate dhe udhetim, ushqim, hotele, per te gjithe te akuzuarit apo deshmimtaret qe thirren ne gjykaten speciale. Sigurisht kjo me pretendimin e pathene se ata luftuan per Kosoven dhe si te tille duhet te mbrohen me shpenzimet e shtetit te Kosoves. E pare shkurt, duket se nje veprim i tille i qeverise Hoti, eshte me vend, por a eshte me vend ne te vertete?! Le te kemi pak durim ne nje arsyetim paralel me Ameriken, meqenese udheheqesit tane ne Kosove dhe politikanet vendimemarres te saj, rrezojne nje qeveri per “anti-amerikanizem”, sepse vete jane “pro-amerikane”, dhe se “punojne qe te ndertojne nje sistem demokratik si ne Amerike” edhe ne Kosove.

 

Ne Amerike, ne se nje drejtues shteteror, apo politikani i cdo niveli qofte, akuzohet per korrupsion apo per ndonje krim te kryer, pune e pare qe ben, eshte te jape doreheqjen nga te gjitha detyrat dhe privilegjet politike, administrative dhe ekonomike qe ka. Ne se nuk e ben kete, ai behet tabele qitje jo vetem nga forcat opozitare dhe nga shtypi i shkruar dhe elektronik, pra nga media ne teresi, por edhe nga protesta masive neper rruge, te njerezeve qe vihen ne mbrojtje te demokracise amerikane, protesta qe edhe mund te perfundojne me perplasje te fuqishme me forcat policore, ne se administrata shteterore nuk vepron ne baze te ligjit, i cili eshte dhe duhet te jete i barabarte dhe mbi te gjithe. Ne se ne Amerike, per rrethana jo demokratike ne nje kohe te caktuar, dikush nuk merr ate ndeshkim qe i takon ne baze te ligjit, ai nuk harrohet, dhe me ndryshimet ne administrate, qofte eshe pas zgjedhjeve, shkelesi apo shkelesit e ligjeve, marrin ate qe meritoJne.

 

Ne Amerike i akuzuari mbrojtjen e tij, edhe pse akuza mund te lidhet me punen e tij ne, dhe gjate, detyres se tij shteterore, dhe per punen shteterore, nuk mbrohet me leket e shtetit, por plotesisht me shpenzimet e veta. Ne se arrestohesh dhe kerkon avokat per tu mbrojtur, mund te marresh avokat falas, te paguar nga shteti ne se nuk ke para ne banke dhe prona per te shitur qe te paguash per avokat me pagese.

 

Po keshtu ndodh edhe kur semuret politikani apo ligjevenesi, dhe per aresye te ndryshme nuk mbulohet me siguracion te plote, ose fare nga siguracione me shpenzime qe rrjedhin ne siguracionet e punes ne shtet. Shpenzimet e spitaleve, te plota apo te pjeseshme paguhen nga vete i semuri. Shteti garanton falas, kur ke shpenzuar te tere depoziten tende bankare dhe kur nuk ke prona PER TE SHITUR. Shtepine ku banon, po e pate tenden, ta merr pas vdekjes ne se i detyrohesh dhe ke pagesa te pabera per sherbimin shendetesor.

 

Por c’cfare ndodh ne Ameriken “e varfer”, nuk ndodh, dhe eshte e papranueshme ne Kosoven “e pasur”. Shteti ne Kosove do te perdore miljona euro per avokatin qe do te mbroje Thacin dhe figurat e tjera larta, sic perdori dhe para te majme per sherimin e Mustafes jashte shtetit.

 

Ne fillim u deklarua se shteti do t’u riktheje shpenzimet te gjithe te thirrurve ne Hage, dhe qe dalin te pafajshem. Kjo eshte nje veprim jo vetem normal, por do te thosha edhe nje detyrim shteteror dhe shoqeror. Luftetaret e lirise, nuk kane perse te paguajne me fukarallekun e tyre edhe shpenzime shtese, sepse forca armiqsore, qe duan te erresojne tere veprimtarine legjendare te UCK-se, ngriten edhe akuza te pabaza. Por “delja u be akoma me rude kur u shkua me thelle”. Rregulli i meparshem, ishte i drejte, por kishte vlere sa kohe Thaci ishte i sigurte se tregetimi i shokeve te tij, i kishte siguruar paprekshmerine nga Gjykata Speciale, ndaj dhe shpenzimet do pagueshin vetem per te pafajeshmit, kur te merrnin pafajsine, por tani, Thaci eshte i akuzuar, rregullat e lojes duhet te ndryshojne. Sipas autoritetit qeverises, shteti nuk duhet te paguaje jo me sipas zotimit te meparshem, vetem ata qe deklarohen te pafajshem, dhe pasi te marrin pafajesine,  por te gjithe qe thirren, pa perjashtim, edhe ata qe kane bere vrasjet e pasluftes te kundershtereve te tyre politike?! Vertet?! Oh! “dio mio”, thone italianet (perkthyer ne shqip,” Oh! zoti im”).Perse nuk paguan Thaci dhe kushdo tjeter ne pushtet, fillimisht me miljonat e tyre qe kane ne banka te ndryshme, dhe me shitjet e shtepive dhe pasurive te tyre per shpenzimet e mbrojtjes, dhe ne se dalin te pafajshem te marrin aq leke sa per te jetuar, jo me miljona?! Perse duhet populli dhe Kosova te paguaje per keta, per ti bere miljonat si pasuri personale te tyre; per te shitur dhe coptoar atdheun; per ti mbrojtur me miljona euro shpenzime per krime te pasluftes?! A nuk ka me deshire Thaci dhe shoket tij si ai, qe te vazhdojne te jene “pro-amerikane”?! Perse Thaci dhe kompani nuk veprojne si shembulli i amerikaneve?!

 

Ne fun te kesaj analize duhet thene per keta politikane qe e kane gojen plote me “pro-amerikanizem”: Kjo nuk eshte pro-amerikanizem, eshte anti-amerikanizem ne praktike, anti-amerikanizem ne veprim, sepse: ju keni shkaterruar Kosoven; keni varferuar ne ekstrem ate dhe popullin e saj; keni shitur deri territorin e saj dhe po vazhdoni ta coptoni akoma; boshatiset Kosoven me mire se sa beri vete Miloshevici; po punoni per rikthimin e Serbise ne Kosove edhe me xhamite e panumerta qe po ngrini, duke e shkeputur ate nga aleanca perendimore. Ju zoterinj jeni anti-kombetare dhe si te tille jeni anti-amerikane gjithashtu. Nuk mund te duash Ameriken dhe demokracine, kur nuk don vendin tend ne rradhe te pare. Ju doni Serbine, edhe pse e mohoni kete me goje, por e pranoni fuqishem me vepra. Ju jeni, per fat te keq, njejte si politikanet ne Atdheun Ame Shqiperi. Ju kopjuat prej tyre anet me negative, ne vend qe te merrnit vetem ate cka eshte pozitive nga Atdheu Ame.

 

NDAJ JU JENI ME PLOT GOJEN ANTI-AMERIKANE, SEPSE JENI ANTISHQIPTARE.

 

 

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...