Home / Lajme / Bahtiri: Skënder Hyseni u zgjodh prej Thaçit dhe jo Hotit si koordinator për dialogun

Bahtiri: Skënder Hyseni u zgjodh prej Thaçit dhe jo Hotit si koordinator për dialogun

 24 KORRIK 2020

Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri thotë se koordinatori për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, i emëruar së fundi nga qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Sipas Bahtirit, Hyseni e mori atë pozitë me urdhër të presidentit Hashim Thaçi.

“Skënder Hyseni është i dërguar jo prej Avdullah Hotit por prej Hashim Thaçit”, tha Bahtiri.

Sipas tij, Hysenin nuk e kanë votuar qytetarët për deputetë, dhe një pozitë e tillë është jolegjitime për të.

“Qytetarët ia kanë treguar vendin, ai as deputet s’arriti me u bo. Strukturat e LDK’së janë në dorën e Thaçit”, shtoi ai.

Por pse Thaçi do të vendoste pikërisht për Hysenin?

“Vetëm merrja pak historinë.. vetvetiu të tregon.. nuk është rastësisht njeriu që pas Hashim Thaçit shkoi në Washington dhe dërgojke selame të ndryshme, se do të hiqet ushtria (amerikane nga Kosova), do të bojkohet ajo e kjo…por asgjë s’ndodhi…”, shpjegoi Bahtiri.

Anëtari i VV’së mendon se agjenda e vetëm e kësaj qeverie është dialogu. Ai është i bindur se do të diskutohet edhe për ndarjen e Kosovës.

“Janë të paaftë dhe të papërgatitur për dialog. S’muj me bind vetën se s’do të ketë temë për ndarjen e Kosovës”, theksoi ai.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...