Home / Opinion / Gazetari boshnjak e kritikon ashpër Hotin që i foli serbisht Vucicit: Është dashur t’i flisje shqip

Gazetari boshnjak e kritikon ashpër Hotin që i foli serbisht Vucicit: Është dashur t’i flisje shqip

17/07/2020 | 

Gazetari boshnjak e kritikon ashpër Hotin që i foli serbisht Vucicit: Është dashur t’i flisje shqip

Gazetari boshnjak, Aleksandar Brezar e ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për shkak se foli në gjuhen serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.

Brezar ka thënë se kryeministri Hoti do të duhej të ishte i përgatitur dhe t’i kundërpërgjigjej Vucicit në gjuhën shqipe nëse ai di shqip.

Gazetari boshnjak ka shkruar se Vucic ka shprehur mungesë respekti ndaj kryeministrit Hoti në takimin e parë të Brukselit.

“Pa hyrë në analizë më të thellë, mendoj se përdorimi nga Presidenti i Serbisë Vucic i vetës së dytë joformale para asaj formale për të pyetur atë nëse fliste serbisht është mungesë respekti. Kryeministri i Kosovës Hoti duhej të i ishte përgjigjur duke e pyetur nëse Vucic fliste shqip në shqip”, ka thënë në reagimin e tij, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se pas dy vitesh Kosova dhe Serbia u takuan në Bruksel për të rinisur dialogun nën kryesimin e Bashkimit Evropian, dialog ky që u bllokua nga Kosova me vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serb.//gazetametro.net

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...