Home / Lajme / Analisti britanik godet Lajçakun: Po humbni kohë, ja çka i duhet Kosovës dhe Serbisë

Analisti britanik godet Lajçakun: Po humbni kohë, ja çka i duhet Kosovës dhe Serbisë

James Ker-Lindsay

Përfaqësuesi i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kishte bërë një adresimi pas përfundimit të takimit të së enjtes në mes të Hotit dhe Vuçiqit, e të cilit i është kundërvyer, profesori anglez, James Ker-Lindsay, duke i thënë se çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po shkon rrugës së Qipros.

James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës, i ka reaguar Mirosllav Lajçakut, rreth takimit të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke i thënë se histori të tilla të vazhdimi i këtij ‘niveli të ulët’ të marrëveshjeve i ka parë edhe me herët.

Ai ia ka theksuar, Lajçakut se dialogu i tillë çfarë po proklamohet nga BE’ja, po merr formën e atij të Qipros. Përderisa ka shtuar se një energji e tillë duhet të shpenzohet për një marrëveshje përfundimtare.

“Vazhdimi i marrëveshjeve ‘të nivelit të ulët’ është e vlefshme, por unë e kam parë më parë këtë histori. Serbia dhe Kosova me shpejtësi po kalojnë nëpër rrugën e Qipros. Harrojeni gjërat e vogla. Më shpesh sesa jo, në të vërtetë minon besimin. Më mirë të shpenzoni të njëjtën energji për një zgjidhje të përgjithshme”, ka shkruar Lindsay në një replikë me Mirosllav Lajçakun në Twitter.

“Ju duhet një ujdi gjithëpërfshirëse, sepse në Qipro kanë provuar kështu, me disa masa të ndërtimit të besimit, por gjithmonë kanë pasur mosmarrëveshje”, ka thënë Lindsay.

Ai ka kishte thënë se se është humbje kohe, ata po zhvillojnë dialog qe 50 vjet në Qipro, duke provuar me disa masa, por gjithmonë kanë pasur mosmarrëveshje.

“Unë e kam parë se çfarë ka ndodhur me dialogun në Qipro. Është humbje kohe, ata po zhvillojnë dialog qe 50 vjet. Juve ju duhet një marrëveshje përfundimtare. Ju duhet një ujdi gjithëpërfshirëse, sepse në Qipro kanë provuar kështu, me disa masa të ndërtimit të besimit, por gjithmonë kanë pasur mosmarrëveshje”, ka thënë Lindsay ditë më parë në një intervistë për rel.

Ndryshe, profesori nga Londra, James Ker-Lindsay, ka punuar për një kohë të gjatë në çështjet e konflikteve, njëri ndër rastet është Qiproja.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...