Milazim Krasniqi ia paska kthyer gjoksin mbrojtjes së Agha Sofia (Aja Sofia-s), apo Shën Sofia-s, për interesat e Islamit Politik Botëror. Idetë turkomëdha-islamomëdha të tij, pra shovenizmi religjioz i tij e të tjerëve si ky, janë njē varrezë dhe humnerë stërmadhe për popullin Shqiptar. Për njerëzit si ky, nuk ka asnjë problem, pasi të tillët e ndjejnë vetën pjesë të thesit stërmadh të “mileteve” që e bëkan Islamin!
Këta janë si ushtarë të përjetshëm të Kalifateve Turke-Osmane, dofar “askerësh” musliman-triumfatorësh islamik të Sulltan Mehmetit Fatihut- Të njohur si “I Tmerrshmi!”, që përpak e pati shkatërruar këtë pjesë të botës me Islam. Në luftërat e tij për përhapjen e “Islamit Paqësor”, ai i pati rrafshuar e shndërruar në gërmadha një varg qytetesh shqiptare, në mesin e të cilave më së keqi e ka pësuar Shkodra prej mizorive të tilla luftarake. lëngata e kryeqytetit kulturor të Shqiptarëve, Shkodrës, dëgjohet edhe sot kur pasardhësit e mjerë të atij Islami “paqësor” si Muhamet Sytari, e përkujtojnë “lavdinë dhe madhështinë” e fitorev e të Sulltan Mehmetit-Fatihut! Pa cka që ai Sulltan mizor, i ka vrarë e prerë paraardhësit që e banon Shkodrën tonë Iliro-Arbërore. Në këtë frymë egërshane të asimiluarish që kanë ikur nga vetja, njerëzit si ky me ndërgjegje të kalbur njerëzore e kombëtare, me pashpirtësi islamikësh e shohin kombin Shqiptar si komb që domosdo duhet t’i nënshtrohet Islamit, e që e kalb vetën nën terrorin xhamiizues! Ani kur “intelektualët” si ky e shohin politikën aktuale ruse si “të mirë për Islamin, për Stambollin dhe Turqinë”, vaj halli për të gjithë ata që bijnë viktima të interpretimeve të tilla. Çkado që bënë Rusia e bënë kundër politikës europiane e amerikane, këtë vetëm të verbërit me Islam, nuk mund ta shohin.
A i vëreni “interpretimet” e cekëta dhe verbërinë në gjykime të këtij Profesori Naiv, dhe a ju kujtohet se si madje e përkrahte invazionin e Erdoganit në Siri pa cka që aty panismalisti numër një i botës ua shkatërronte bazën e jetës Kurdëve në brezin kufitar me Turqinë, megjithëse edhe ata “jane myslimanë” si Milazimi e Erdogani. Profesori ynë, që për shumë e shumë vite ishte njëfar zëdhënësi i PDK-së, priret nga panturqizmi-panislamizmi do të thotë që e do të madhe e të fortë Turqinë, njejt si dikur kur edhe “Arnautët”, pra edhe të parët e Milazimit, i kishte futur përfundi.
Për qëndrimin proturk të Rusisë zyrtare dhe asaj që Aja Sofia të kthehet definitivisht në Xhami, profesori i PDK-së ia huc fare. Rusia zyrtare bënë lojërat e saj gjeostrategjike puna e qëndrimit europian-amerikan ndaj vagabondizmave të politikës zyrtare turke. Qëndrimi i Lavrov (edhe i Putinit, domosdo) është një lloj ngashnjimi për Turqinë, që ajo të jetë më e vendosur dhe më arrogante me botën europiane-perëndimore. I pari i Patriarkanës së Moskës, është absolutisht kundër që Aja Sofia të shndërrohet në xhami dhe qëndrimi i tij është qëndrimi i kishës ortodokse ruse në përgjithësi, pra edhe i popullit rus. Rusia edhe në Siri i ka pasur disa fërkime të rrezikshme me ushtrinë turke dhe sic e dijnë ata që duan ta dijnë, ushtrija ruse ia ka përgjekur hundët Turqisë në fushëbetejën e Sirisë, duke e përkulur e poshtëruar Erdoganin para Putinit.
Por, sic dihet historikisht, panturqët islamik sa herë që e kanë pasur ngusht me “Ariun Rus”, për t’ua plotësuar dëshirat rusomëdhenjve i kanë mësy popujt europian. Turqia ka dhënë kontribut mizor që sëpaku në tre katër shkeujt e fundit, shqiptarët ortodoks për interesat e Rusisë Cariste t’i shndërronte në serbë, grekër e të tjerë, ndërsa pjesën tjetër të shqiptarëve ta islamizonin, pra turqizonin.
Ai proces antishqiptar po vazhdon edhe sot, por Milazim Krasniqi as Shqipërinë e as Kosovën, nuk do t’i shoh si vende sovrane, me dinjitet kombëtar e shtetëror, sic do ta shoh Turqinë “e tij”, madje edhe kur sërish do që Aja Sofinë ta shndërroj në Mega-Xhami, në mënyrë që të kënaqen zemrat e milazimëve e turqve të tjerë sëbashku, kur të falen qoftë edhe në skutet e saj…
Me rëndësi të madhe për panturqit dhe panislamikët, është që të krenohen me burrin e madh të historisë së islamit, Sulltan Mehmetin-Fatihun, që pas aq shekujsh arriti ta pushtonte e shkatërronte Konstatntinopojën dhe ta shndërronin Aja Sofinë në Xhami, njejt sikurse “Arnautllukun” që po e shndërrojnë në Xhamiistan.
Thirrja për shpëtim nga Aja Sofia! | Gazeta Mejdani
Antishqiptari turkofil Milazim Krasniqi.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...