Home / Të ndryshme / GJYKATA SPECIALE-Anekdota

GJYKATA SPECIALE-Anekdota

Se kildebilledet

 

Beqir Elshani: Anekdota

1. GJYKATA SPECIALE
– Çudi, xhaxha, partitë binjake Albin Kurtin e quajnë tradhtar! – tregoi nipi.
– Ehe, e quajnë, për shkak se Albini në vitin 2015-tën nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, – tregoi xhaxhai.
2. LAPSUS…
– Cilët prej këtyre shprehjeve latine përdoren më së shumti në Kuvendin e Kosovës: lapsus linguae, lapsus calami, apo lapsus memoriae? – e pyeti avokati kolegun e tij.
– Deputetët janë universalë me gabime, prandaj të gjitha i përdorin, si në gjuhë e në shkrim ashtu edhe në kujtesë, – tregoi kolegu i tij.
3. MENDIMI DHE GJYKIMI
– A më i rëndësishëm është mendimi apo gjykimi? – e pyeti njëri psikologun.
– Mendimi është babai i veprimtarisë, mirëpo mos të ishte gjykimi mendimet do të grindeshin, – tregoi psikologu.
4. GOMA E FSHIRJES
– Sa zgjidhje i ka Haxhi Hoti për ta ndalur kërcënimin ndaj popullit dhe ndaj mërgatës shqiptare? – pyeti njëri fqinjin e tij.
– Rruga e vetme e Hotit, po mbiemër madhështor që ka, është që në vend të lapsit të përdorë gomën, domethënë të fshij atë që shkruan, – u përgjigj fqinji.
5. GROPAT SEPTIKE
– Arsimtar, çka domethënë togfjalëshi “gropa septike”, të cilin e ka shkruar një ministër i Kosovës? – pyeti një nxënëse në klasë.
– Pasi e ka shkruar ministri i Kosovës, nuk duhet të jetë fjalë e mirë, – ndërhynë nxënësit tjerë.
– Keni të drejtë, nxënës të dashur! Kjo shprehje është e fyerje rëndë, megjithatë po ju tregoj se togfjalëshi “gropa septike” domethënë gropa e nevojtores, – tregoi arsimtari.
– Arsimtar, e ngrëntë vetë ministri i togfjalëshit, – thanë nxënësit e zemëruar.
6. GANIMETI
– Çka mendon për deklaratën e Ganimetes, deputetët e vetëvendosjes që nuk e kanë votuar Gjykatën Speciale i quan frikacakë? – e pyeti gazetari analisten kombëtare.
– E shkreta, ka emër të bujshëm mitologjik që dikur perënditë i ka shërbyer me verë, kurse kjo
shërbehet me gënjeshtra, – tregoi analisti.
7. REVOLTA AMERIKANE
– E urrej Robert De Niron, – shprehu revoltën një qytetare me rastin e zgjedhjes së Trumpit, kryetar i SHBA-së.
– Pse e urren, De Niro është njeri i mirë? – e pyeti i dyti me habi.
– Për shkak se nuk e do kryetarin Trump, – tha amerikania e revoltuar.
– Vërtet nuk e do kryetarin Trump, ama e do Amerikën, – ia ktheu qytetari i tretë.
8. NIPI RUS
– Zoti deputet, pse i urreni shqiptarët? – ishte pyetja e gazetarit drejtuar deputeti gjerman.
– I urrej… sepse prej babait jam ortodoks, kurse prej mëmës jam rus, – tregoi deputeti i së djathtës gjermane.
– Domethënë Rusinë e ke dajë, kurse Serbinë e ke teze – ia ktheu gazetari gjerman duke u larguar prej dashamirit rus.
9. POPULLI PA QEVERI
– A më mirë është populli të mbetet pa qeveri, apo qeveria pa popull? – e pyeti njëri mikun e tij.
– Ti fort mirë e di që qeveria pa popull ngordh, – ia ktheu i dyti.
10. DORËHEQJE
– A beson nëse ndonjë qeveritar deklaron se do të japë dorëheqje nga pozita e dhunshme? – e pyeti njëri mikun e tij.
– Unë i besoj dorëheqjes, jo deklarimit. Ime më sa herë që zemërohej në motrën, thoshte kurrë nuk do të shkojë te tezja, megjithatë shkonte, – tregoi i dyti.
11. PASIONI
– Si quhet dashuria e madhe ndaj pacifizmit? – e pyeti arsimtari i psikologjisë nxënësin.
– Pasion i sëmurë quhet, – u përgjigj nxënësi.
12. FOSHNJA KËNDON
– Për habi, foshnja nuk po qan, por po këndon! – thanë prindërit kur shkuan në vizitë te familja e të birit në qytet.
– Foshnja po këndon prej gëzimit pasi që qeveria ka premtuar vende pune dhe përmirësimin e standardit të popullit, – tregoi i biri.
13. MESJETA E VONUAR
– Pse po rri në karantinë, mos je i sëmurë nga koronavirusi? – e pyeti me shqetësim ministrin një mik i tij.
– Nuk jam i sëmurë, por në qeveri kam thënë që Toka sillet rreth Diellit, prandaj më kanë vendosur në karantinë, – tregoi ministri.
14. PLESHTAT NË QEVERI
– Nxënës të dashur, ju e dini që sipas poezisë së poetit gjerman, Bertold Breht, “Peshkaqenëve u shpëtova, ujqit i vrava, më grinë pleshtat” fjala është për superfuqitë, pastaj për armiqtë e jashtëm të vendit, parashtrohet pyetja kush janë pleshtat sipas autorit? – parashtroi pyetjen arsimtari.
– Pasi poeti armiqtë, siç janë superfuqitë dhe grabitqarët fqinjë i ka hequr qafet, mirëpo burokratët dhe korruptuesit në pushtet në rolin e pleshtave pengojnë zhvillimin e vendit, – u përgjigj drejt një nxënës.
15. HAJDUTI ME ÇIZME
– Ku është dallimi në mes hajdutit me çizme dhe hajdutit me dorëza? – e pyeti njëri mikun e tij.
– Të dytë janë të rrezikshëm, i pari është hajdut me peshë, i dyti me përvojë, – tregoi miku i tij.
16. ARRESTIMI
– Baba, për shkak se aktivisti i Vetëvendosjes në protestë ka thënë që kryetari i Kosovës është hajdut, policët e kanë arrestuar, – tregoi i biri.
– Aktivisti qenka i dobët në metaforë, duhej të thoshte që kryetari ka dorë, – ia ktheu babai.
17. BOCAT ME OSKIGJEN
– Ku po i çoni këto boca me oksigjen? – pyetën qytetarët kur panë një automjet të ngarkuar me boca të oksigjenit.
– Po ia çojmë Qeverisë së Kosovës, kuvendi ka mbetur pa oksigjen, – ia ktheu ekipi mjekësor.
– Po sikur të ishin bocat e arsyes së shëndoshë, do të ishte më mirë, – thanë qytetarët.
18. GRINDJE
– Nëse në qytet grinden dy qytetarë, çka duhet bërë? – e pyeti gazetari avokatin.
– Duhet lajmëruar organet policore, – tha avokati.
– Mirëpo nëse grinden dy policë, çka duhet bërë? – vazhdoi të pyes gazetari.
– Atëherë duhet lajmëruar pastruesit e qytetit që t’i marrin me kontejner, – ia ktheu avokati.
19. FAREFISI
– Çka janë Nepotizmi me Korrupsionin? – pyeti qytetari i parë.
– Janë kushërinj, – tha i dyti.
– Nuk janë kushërinj, vëllezër janë, prandaj duhet pyetur se çka janë korrupsioni me nepotizmin, pasi që i pari është baca i të dytit – tregoi i qytetari i tretë.
20. LAJM I DITËS
– Më erdh keq që Isa Mustafa është infektuar me koronavrus, – shprehu keqardhje një deputet.
– Mustafa do të shërohet prej koronavirusit, por nuk shërohet dot prej virusit jugosllav, – ia ktheu deputeti tjetër.
21. SANIMI I HOTIT
– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë që ka arritur t’i sanojë dëmet që i ka bërë Qeveria Kurti, – tregoi një qytetar.
– Dihet, fjala është për kthimin e njerëzve të korruptuar me rroga të larta në pushtet, – ndërhyri gazetari tjetër.
22. SHTËPIA NË SHITJE
– Kryetari i Kosovës po e shet shtëpinë, dëshironi ta blini? – i pyeti ofertuesi disa mërgimtarë që punonin në Gjermani.
– Së pari kjo ndërtesë nuk është shtëpi, është pallat, prandaj për të mbajtur këtë pallat, duhet të kem së paku dhjetë punëtorë, kur dihet që unë vetë jam punëtor, prandaj nuk e blej, – tha njëri prej mërgimtarëve.
– Unë me ëndje do të blija një shtëpi të vogël si të Sokratit, – tha një tjetër.
23. SHKALLA E KRAHASIMIT
– Cili prej treve është më i dëmshëm për atdheun: Sali Berisha, Sokol Basha apo Edi Rama? – e pyeti gazetari një aktor që po protestonte kundër rrënimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë.
– Edhe pse Berisha me Bashën e mbrojnë Teatrin Kombëtar, megjithatë së bashku me Ramën janë njësoj të dëmshëm, – tregoi aktori.
24. MË TË RREZIKSHIMIT
– Cili është më i rrezikshëm, Berisha, Rama, Meta apo Basha? – e pyeti njëri mikun e tij.
– Sipas abëcësë janë Basha, Berisha, Meta pastaj Rama, – tregoi i dyti.
25. MOHIMI
– Ku është dallimi në mes ndajfoljes së mohimit “jo” dhe “kurrë”? – e pyeti nxënësi arsimtaren.
– Të dyja kanë një efekt, e para është me gojë, e dyta me zemër, – tregoi arsimtarja.
26. ZOTI PO BËN HILE
– Me ramazanin që jot mbesë po e agjëron, hoxha thotë që derën e xhenetit e ka të hapur, – nisi bisedën fqinja.
– Më marrtë të keqen! Unë u plaka në arsim, dhe derën e xhenetit e paskam të mbyllur, ndërsa ime mbesë e zhveshur e paska derën e hapur. Prandaj edhe zoti po bën hile, – ia ktheu gjyshja me zemërim.
27. KISHA E XHAMIA
– Baba, gjendem në provim për punësim, nuk di të përgjigjem në pyetjen a ka më shumë fabrika në trojet shqiptare apo kisha e xhami? – e pyeti i biri babanë në mobiltelefon.
– Eu bir, po vetëm xhamia ka më shumë se fabrika, jo më edhe kisha, – tregoi babai.
28. IRONIA E PERSPEKTIVËS
– Sa kombinate keni ndërtuar në Prishtinë? – e pyeti gazetari kryetarin e komunës.
– Tani për tani, në kryeqendrën tonë, kemi ndërtuar dy kombinate, së shpejti do të jehojë edhe kombinati i tretë qiellor, në të cilën do të shkojnë shumë njerëz me duar në xhepa, – tregoi kryetari i komunës.
29. PARAJSA DHE FERRI
– Ku është dallimi në mes parajsës dhe ferrit? – e pyeti një burrë plakun e vjetër.
– Në mes dyve më e mirë është jeta, – tregoi plaku.
30. NINULLA PËR GJUM
– A mund po fle ditën, i dashur, – e pyeti gruaja bashkëshortin.
-As nëna ime me ninulla nuk më ka vënë në gjumë siç më vejnë deputetët kur flasin në Kuvendin e Kosovës.
31. BASHKIM-MEJRIM
– Çka na ka sjellë bashkimi i PDK-së me LDK-në? – e pyeti gazetari veteranin e luftës?
– Bashkimi i tyre na ka sjellë Gjykatën Speciale, kurse popullit ia sjell vajtimin, – u përgjigj veterani.
32. SKANDALI
– Dajë, qeni im, ndonëse quhet Skandal, megjithatë është emër i mirë, askujt nuk i ka bërë ndonjë të keqe, – i tregoi nipi dajës.
– Pikërisht unë quhem Ukë, mirëpo askënd nuk e sulmoj; përkundrazi i këshilloj të tjerët si të mbrohen prej armiqve, – ia ktheu daja nipit.
33. ZDRUKTHËTARI
– Ky zdrukthëtar punon shpejt, sa që gjatë punës gozhdët i mban në gojë, – tha sekretari për pranimin e punëtorëve në ndërtimtari.
– Mirëpo unë kërkoj zdrukthëtar që gozhdët i mban në xhepa, jo në gojë, – ia priti shefi i kompanisë ndërtimore.
34. GOMARËT DHE DERRAT
– Mama, pse gjyshi i do gomarët, kurse xhaxhai i do derrat? – e pyeti i biri të ëmën,
– Gjyshi është punëtor, prandaj gomarët i do për punë, kurse xhaxhai është grykës, prandaj derrat i do për mish, – tregoi e ëma.
35. ZBATIMI I TAKSËS
– Sa fabrika janë ndërtuar pas vënies së taksës në Rrugën e Kombit? – e pyeti gazetari ministrin e ekonomisë në Shqipëri.
– Dihet, fabrikat nuk janë ndërtuar, por ashtu qysh e ka vjelë PD autostradën gjatë ndërtimit, ka vazhduar PS të vjelë taksën pas ndërtimit, – tregoi ministri i ekonomisë.
36. LEPURI DHE LAKRA
– Çka ndodh nëse lepuri gjendet në mes lakrës dhe sokolit? – e pyeti nipi gjyshin.
– Nëse lepuri e ha lakrën, atëherë lepurin e ha sokoli, nëse lepuri ngordh prej urisë, e hanë korbat, – tregoi gjyshi.
37. UDHËTIMI “ZYRTAR”
– E dashur, nesër do të shkoj në udhëtim zyrtar, do të qëndroj disa ditë, – tha bashkëshorti ministër duke dalë prej banesës.
– Mos harro të marrësh perzervativ me vete? – ia përkujtoi bashkëshortja me ironi.
38. GAZETARJA E ZHVESHUR
– Çka po shikon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë? – e pyeti tiranasi shokun e tij.
– Po e shikoj një varfanjake pa rroba në trup, – u përgjigj i dyti.
– Nuk është varfanjake, është gazetarja televizive që trupin e zhveshur mundohet ta mbulojë me pallto, – ia ktheu i pari.
39. BIJA ME BIKINI
– Moj bijë, ku po shkon kështu me bikini? – e qortoi mamaja të bijën.
– Mos u shqetëso mama, askush nuk do të më shikojë në qytet, të gjithë janë të pajisur me mobiltelefonë, – ia ktheu e bija.
40. SHKOPSITJA
– Grua, u marrosa, në qendër kam dalë me pantallona të shkopsitur, – u ankua bashkëshorti.
– Mos u shqetëso i dashur, askush nuk të ka vërejtur, të gjithë janë duke shikuar mobiltelefonët, prandaj nuk arrijnë ta shikojnë qoftë edhe njeriun e zhveshur, – ia ktheu gruaja.
Suedi, 18.07.2020

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...