Home / Opinion / Thikë pas kurrizit!

Thikë pas kurrizit!

Në këto tri dekada të pluralizmit politik në MV partitë shqiptare nuk kanë bër tjetër gjë ndaj kombit të tyre vetëm se i kanë ngulur thikë pas kurrizit interesave kombëtare.
Për tri dekada shqiptarët e MV, nuk kanë ecur përpara por kanë vendnumëruar në të gjitha fushat sepse ata kanë mandatuar përfaqësuesit e gabuar siç janë partitë politike të flasin të popullit.
Kështu, për dekada çështja shqiptare ka ngelur pronë e partive politike të cilët e kanë goditur pas kurrizit interesin kombëtar duke parë interesat meskine të tyre karrieriste.
Sot jemi në këtë gjendje ku jemi me status të pa definuar, pa gjuhë të pranuar por vetëm si gjuhë të shifrave në ”thesin” e pakicave gjuhësore që ka përcaktuar ”shteti i së drejtës” MV, falë qëndrimeve mjerane të partive politike shqiptare në parlament dhe në qeveri.
Duke kërkuar votat për ta në këto ditë fushate zgjedhore në emër të ndryshimit si për ”më të mirët”, partitë tona politike, kërkojnë vota për ta rrëzuar njëra palë tjetrën palë për leverditë e tyre karrieriste dhe financiare e jo për të mirën e shqiptarëve.
Prandaj, këto parti politike s’kanë çfarë të kërkojnë nga votuesit shqiptarë që sillen vërdallë si dhelpra dinake për t’i dhënë votën atyre dhe jo të tjerëve në emër të ndryshimit, me broçkullat që thonë sa herë vijnë zgjedhjet sajojnë premtime pa mbulesë.
Bojkoti është përgjigja e merituar përderisa nuk kemi ende subjekte të besueshme që i dalin zot kauzës kombëtare.
Deri ahere injoroni këto partiçka!
Nijazi Muhamedi, Ibrahim Abedini dhe 20 të tjerë
3 komente
2 ndarje
Pëlqej

Komento

Ndaj

Komentet

Shiko 1 koment më shumë

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...