Home / Lajme /

Plas sherri! Diplomati Agim Nesho i kthehet Baton Haxhiut: Përkrahe Vuçiçin dhe e quajte njeriun e paqes

Ka plasur sherri mes ish-ambasadorit shqiptar në OKB, Agim Nesho, dhe analistit Baton Haxhiu, mbrëmjen e djeshme në në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut, ku po diskutonin në lidhje me aktakuzën me të cilën po përballet Presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e ish-ushtarët e UÇK-së,

Sipas Neshos, Haxhiu ka përkrahur Aleksandar Vuçiçin dhe e ka quajtur atë njeriun e paqes. Ndërsa, sipas Haxhiut, kjo gjë vjen sepse Serbia është fuqizuar.

Pjesë nga debati në studio:

Baton Haxhiu: Do e shihni tash e tutje se çfarë do të ndodhë?

Agim Nesho: Jo, jo jemi akoma.

Baton Haxhiu: Shikoje sa është fuqizuar Serbia, sa e ka GDP-në.

Agim Nesho: Po pse çfarë do të thotë që është fuqizuar Serbia.

Baton Haxhiu: E kanë harruar tashmë njerëzit se çfarë ka bërë Serbia, kush po akuzohet për krime lufte? Po akuzohet UÇK-ja…

Agim Nesho: Ne kemi harruar të shtrojmë çështjen e genocidit…Kush e pranoi Vuçiçin si njeriun e paqes….? Kush doli në Vjenë dhe tha që jemi miq? Isha unë apo ishte ti?

Baton Haxhiu: Kjo është e rëndësishme…

Agim Nesho: Po jo more, kjo s’është e rëndësishme se ti je viktimë, kë rënë në lojën e tyre….dhe prandaj krijohet kjo

Baton Haxhiu: Çfarë po krijohet more?

Agim Nesho: Kjo pra që sjell këtë produkt…

Shiefe kete Foto o Shpiun i Stanishiqit- Baton Haxhiu.

Ketë krim dhe shum krime tjera vetem Hashimi dhe klika e ti i falin,,kur ZOTI se fal pse duhet njeriu ta fal…
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, Kapelë dhe jashtë

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...