Home / Opinion / Tregoni krejt çka dini

Tregoni krejt çka dini

Ish-mjeku i UÇK-së Godet Thaçin dhe Veselin: Shkoni dhe kryeni detyrën tuaj dhe mos kukatni
Kadri Veseli dhe Hashim Thaci
Se kildebilledet
Ka ditë që nuk kam shkruar asgjë në Facebook. Dhe, po shoh se Facebook-u po funksionon edhe pa mua. Si me mua, si pa mua. Ndoshta më mirë pa mua! Edhe presidenca funksionon pa Hashim Thaçin. Edhe PDK-ja funksionon pa Kadri Veselin. Edhe jeta vazhdon një ditë pa secilin prej nesh.
Lerni deklaratat politike. Lerni të akuzuarit t’i kryjnë obligimet e tyre. Le t’u përgjigjen akuzave. Sa i përket pjesës time të luftës, nuk ka nevojë të ma mbrojë askush. Zoti Thaçi dhe zoti Veseli le ta dëshmojnë pafajësinë e tyre. Le ta bëjnë atē që kërkohet prej tyre. Nuk e ka mbrojtur UÇK-në as ata që janë akuzuar më parë, si zoti Ramush Haradinaj dhe Zoti Fatmir Limaj. Kanë mbrojtur veten e tyre. Madje, duke paraqitur UÇK-në si një organizatë pa komandë, me qlllim që t’i iknin përgjegjësive komanduese, të dytë këta kanë dëmtuar UÇK-në. Si ishim ne një organizatë pa komandë, kur në lista të veteranëve figurojnë 60 mijë persona?!
Proceset gjyqësore janë pjesë e rëndësishme e historisë sonë që do të shkruhet më vonë. Shkenca e historisë do t’i njeh faktet që dalin nga gjyqet dhe jo faktet e këngëve rapsodike të tipit “koka kanë e s’koka kanë”! Nëse e tregoni të vërtetën në gjyq, do të ndihem krenar me juve edhe nëse denoheni për krime! Nuk ka luftë pa krime. Nuk ka luftë të shënjtë. Lufta jonë ka qenë e drejtë, por nuk ka qenë e shenjtë. Lufta jonë ka qenë e pastër, por luftë krejt të pastër nuk ka. E pra, bash krejt, krejt e pastër nuk ka qenë as lufta jonë. Nëse thoni se 60 mijë ushtarë të UÇK-së silleshin e pështilleshin pa komandë e pa komandantë, atëherë gjasat janë që lufta jonë të dyshohet edhe më shumë për mungesë pastërtie. Nëse rreni, do të ndihem i turpëruar me juve! Shkoni dhe kryeni detyrën tuaj dhe mos kukatni!
Edhe një gjë. Më e keqja nuk është denimi që mund ta merrni, ose që nuk do ta merrni fare. Më e keqja është se ekziston dyshimi brenda nesh, pra brenda për brenda shqiptarëve se shqiprarët kanë vrarë shqiptarë pēr ta uzurpuar pushtetin. Ky dyshim nuk hiqet pa u gjetur vrasësit dhe urdhërdhënësit e tyre. Për t’u gjetur ata duhet një proces gjyqësor.
Tregoni krejt çka dini. E vërteta është mënyra më e mirë për t’u ballafaquar me akuzat dhe me ligjin!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...