Home / Opinion / Koha te sillemi si indianet autoktone të Amerikes “qe te jemi pro-amerikane”.

Koha te sillemi si indianet autoktone të Amerikes “qe te jemi pro-amerikane”.

XMA Header Image
Shkruar ; Luan Baci
USA
23 Qershor 2020
Ne parking ngjitur me Shtepine e Bardhe ne Washington DC, protestuasit tentuan te rrezojme momentin e ish-presidentit Amerikan Andrew Jackson, portrait i te cilit eshte edhe ne monedhe amerikane njezetdollareshe. Ky president eshte konsiderohet si brutal ne qendrimet e tij kunder vendasve autoktone Indianeve-amerikane. Perpara luftes civile ne Amerike, Jackson ka urdheruar te gjithe popullsine vendase te leshojne vendbanimet e tyre ne te gjitha shtetet ne lindje lumit Mississippi dhe te shperngulen ne zona te pabanuara dhe tejet te varfera, ne veri te Teksasit ne Oklahoma. Gjate udhetimit teper te gjate ne kembe, me qindra indiane kane humbur jeten.
Ne proteste ndaj veprimtarise brutale te ketij presidenti, popullsia autoktone kudo ne Amerike, edhe pse kane kaluar me shume se tre shekuj nga koha e atyre ngjarjeve, edhe sot nuk pranojne te perdorin monedhe njezet dollareshe ku eshte stampuar fytyra e ketij presidenti, ne shenje revolte ndaj keqtrajtimit te paraardhesve te tyre.
Po ne shqiptaret, perse kemi nje memorje teper te shkurter, “harrojme” brenda nje brezi krimet masive dhe individuale te bera mbi ne?! Me e pavlere eshte jeta jone dhe ekzistenca jone?! Perse lejojme politikane lapanjose, tradhetore, te na shesin lirine dhe atdheun, jeten dhe te ardhmen?! Perse lejojme ca uzurpatore pushteti, qe bejne ortakeri me armiqte tane per te falur krimet e kryera mbi popullin tone?! Perse lejojme te huajt, kushdo qofshin, perfshire edhe “miqte” tane te na imponojne te bejme tregeti me armikun tone, qe kur ja do interesi vishet me lekure qengji dhe “demokraci”, pastaj me fitimet nga tregetia me ne blen arme per te na vrare perseri, e per te na marre territor sa here qe mundet?!
A nuk eshte koha qe te mos blejme mallin serb dhe grek, dhe ne vend te tyre to plotesojme nevojat me mallra tona dhe te origjinave te tjera?! Eshte mire te veprojme edhe ne si indianet autoktone te Amerikes qe te jemi proamerikane.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...