Home / Opinion / Ku je PDK?

Ku je PDK?

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, mjekër
SHKRUAN;  ARTAN ABRASHI
Më kujtohen seancat e fillim vitit kur nisi punën Qeveria Kurti, pjesa e djathë e Kuvendit ku ishte ulur PDK-ja, gumzhonte pandërprere me mllef e urrejtje. Flisnin për rrënimin e shtetit pse disa mjek serb kontrollonin të infektuarit me Covid-19 nga një dasëm në veri, e mandej e shpallën “invazionin” e Serbisë në Kosovë pse u pranuan teste që ishin në mungesë për nevoja të popullatës. U ndihej piskama në korridor së bashku me goditjet e foltores që dukej se paralajmronin edhe grushtat në fund të seancës. Pas çdo fjalimi, pritjej një nënqeshje e Kadriut si shenjë e miratimit për performancën e deputetëve të PDK-së. Nëse nuk kishte shenja, ata egërsoheshin edhe më shumë. Kështu vazhdoi për një kohë.
Ndërsa sot mbahen zgjedhjet e Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Votoi edhe Zv/Kryeministri Rakiq me krenari, duke i ba thirrje serbëve ta kryenin obligimin ndaj shtetit të tyre të vetëm, Serbisë. U cënua rendi juridik dhe kushtetues para gjithë dynjasë. Haptas e thojnë se Beogradi bënë çka të dojë, bile bile, ka në dorë edhe fatin e Qeverisë Koti që u kontrabandua me votat e tyre.
Ku është PDK? Pse nuk ndihet gjallë? Në cilën strofull janë strukur? Ku është Republika, pavarësia, lufta për liri dhe gjaku i dëshmorëve? Kadri ku je?
Kjo pafytyrësi e PDK-së gjersa Kosova shkundet nga Serbia na bënë të kuptojmë një gjë. PDK nuk e ka dert edhe nëse autoblindët e Serbisë sillen nëpër Prishtinë. Ata kanë hall vetëm pushtetin që ja pengon Lëvizja VETËVENDOSJE!
E gërditshme.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...