Home / Lajme / ‘Komplot ballkanik në dëm të shqiptarëve’/ Çollaku me deklaratë të fortë: Për ndarjen e Kosovës janë paguar shumë para

‘Komplot ballkanik në dëm të shqiptarëve’/ Çollaku me deklaratë të fortë: Për ndarjen e Kosovës janë paguar shumë para

21/06/2020

Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas denoncimit që Richard Grenell i bëri komplotit ballkanik në dëm të interesave shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, Çollaku shkruan se plani për ndarjen e Kosovës ka ekzistuar, madje është mbështetur në nivelet më të larta në Shtëpinë e Bardhë, (këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton).

“Për këtë plan janë paguar shumë para”, shton Çollaku në postimin e tij.

Postimi i plotë i Çollakut:

Per Ndarjen e Kosoves u paguan shume para,kush pagoi e kush perfitoi ???
Grenell denoncoi nje skandal te permasave nderkombetare, nje komplot ballkanik ne dem te interesave shqiptare

Ne nje version me te plote te intervistes se ambasadorit Grenell (ne pjesen e fundit te saj video 1) pervecse denoncohet fakti se ideja e projekti per Ndarjen e Kosoves ka qene politike personale e John Bolton…theksohet dhe fakti se kjo ide eshte lobuar fort dhe per te cilen ai (Bolton) ka dashur te fitoje shume para.

Zbulumi i ketij fakti nga i derguari special i presidentit Trump eksopzon dy fakte.

*E para, plani per Ndarje ka ekzistuar e ka qene serioz madje i mbeshtetur ne nivelet me te larta te Shtepise te Bardhe (keshilltari i sigurise kombetare Bolton). Ata qe mohonin apo benin sikur mohonin ekzistencen e planit sot duhet te heshtin.

* E dyta,per kete plan jane paguar shume para.
Ne hapsiren shqiptare ne Prishtine e Tirane pati zyrtare te larte,politikane analiste qe u rreshtuan ne mbeshtetje te ketij plani. (video 3)
Keta duhet te hetohen. Denoncimi i Grenell vendos nen akuze per konspiracion kunder interesave kombetare dhe per perfitime financiare e politike kedo u rreshtua,publikisht apo fshehur ne mbeshtetje te ketij plani.

Ne SHBA,ka filluar nje proces hetimor e gjyqesor kunder Bolton.

Prokurorite e institucionet e Shqiperise dhe Kosoves eshte koha te hetojne,nje nder skandalet me te medha te historise tone kombetare“.

/ Mar nga Pamfleti /

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...