Home / Opinion / Shkopi për shqiptarët, karrota për institucionalistët

Shkopi për shqiptarët, karrota për institucionalistët

 

Se kildebilledet

 Shkruan; Afrim Morina

Prishtinë, 19.06.2020

            A do të kemi fat në fatkeqësi siç e kishim në Ramboile? Besoj se jo. Atëherë Millosheviqi nuk e nënshkroi marrëveshjen për Kosovën, të cilit i ofronte autonomi substancale, gjë që e tregon edhe Rezoluta 1244, duke menduar se mund ta mbante nën kthetra, siç e kishte gjatë viteve 1989-1998. Serbia ka nxjerrë mësim nga pësimi. Pësimi ndodhi nga kryeneqësia e elitës politike të kohës. Tash po e njejta elitë, e “reformuar” e “demokratike”, ia ka mbushur mendjen SHBA-së, se do të pranojë “gjithçka që i ofrohet!”. Pse një qasje e tillë e Serbisë ndaj Washintonit, dhe pse një besim bllanko i Vuqiqit për SHBA-në(?!) kur dihet se cilit tabor gjeopolitik dhe gjeostrategjik i takon, jo vetëm sot? Këtë më së miri e dëshmon grushteti i dështuar në Mal të Zi dhe kërcënimet ndaj Maqedonisë, procese të cilave i printe vet Amerika. Së fundi, vizita e Lavrovit dhe takimi që pritet të mbahet me Putinin para takimit të 27 qershorit, jep për të kuptuar mjaft.

            Kuluarët dhe shtypi shqiptar e ndërkombëtar analizonin mendimet nëse ka apo nuk ka diçka rreth ndryshimit të kufinjëve. Shumë zhurmë u bë, sidomos këtë vit, por atë qe duhet marrë parasyshë dhe që na shtynë të mendohemi seriozisht është Rezoluta e Bundestagut Gjerman për mos ndryshimin e kufinjëve. Pse i morri me kaq seriozitet Bundestagu Gjerman përshpëritjet e kuluarëve? Është çështje e tyre, do të thonë mohuesit e implikuar në këtë aferë. Por, me sa dihet, Budenstagu Gjerman nuk është marë dhe nuk mirret me përgojimet nëpër kuluare, apo shtypin bulevardeks, por me zbulimin e së vërtetës përmes mekanizmave institucional. Edhe intervista e z. Huperit dha shumë për të kuptuar dhe zbuluar, në kishte diçka të vërtetë në këtë plan. Ai përmendi akterët e bisedimeve, arsyen pse duhet të jenë këta, dhe deri ku mund të shkojnë në këtë plan e me këta akter, e nëse nuk arrihet kjo, ndryshimi i kufijve, pasojnë kërcnime për tërheqjen e forcave ushtarake Amerikane, ndërprerje të fondeve, etj. Gjithë kjo e arsyetoi Rezolutën e Bundestagut Gjerman, një lloj kujdestare për kufijtë egzistues.

            Gjithë këto zhvillime, gjthë këto analiza, gjithë ky mosbesim që u krijua, edhe me kundërvënien e lobit shqiptaro-amerikan, më në fund e detyroi z. Grenel, se Zyrtarët e Kabibetit të Trampit janë ata që e kanë inicuar dhe propozuar ndryshimin e kufijve, për të cilën Aleksandër Vuqiq, nuk përton të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. Dikur Grenel as që donte të pranonte për një projekt të tillë, sot e pranon këtë, por tash e adreson këtë te John Bolton. Pse për këtë nuk foli më herët? Pse ia adreson atij këtë? Dihet tashmë pozicioni i Boltonit, pasi morri shqelmin e Trampit. Ky është njeriu më i informuar për të gjitha. Ai ishte i informuar për lojërat e Trampit dhe Rusisë, e besoj se është i informuar edhe për lojërat rreth nesh e Serbisë. Mu për këtë e mënjanuan nga trupi i vet administrata e Trampit.

Mirëpo, përveç deklarimve të z. Thaçi, edhe z. Lutfi Haziri e thot “duhet dhënë diçka”, ndërsa Kryeministri z. A. Hoti thotë, se atje do të bisedojmë edhe “për eks territore”. E kupton ky çka do të thotë “Eks territor”? Jo. Të gjitha këto na shtynë të mendojmë, me mendje të kthellët, sa shumë është thelluar problemi, sa “syqelët” po e vërejnë këtë dhe janë të detyruar “ta shpëtojnë Kosovën”, ndërsa ne, që nuk pajtohemi me këtë lojë, po ua ndalim turrin pa “të drejtë” dhe jemi kundër miqësisë me Amerikën.

            Përveç kërcnimit të Huperit, kemi edhe atë të Grenelit-: “Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo”. Çka është Status Quo? Përgjigja:- “një përshkrim i përgjithshëm i të lënurit më vete”, e cila për herë të parë do të emërohet e tillë, në marrëveshjen e vitit 1852, që bënë fjalë për Jeruzalemin (lexo – qendër fetare). Ata që e njohin situatën në Jeruzalem dhe marrëveshjen e fundit në mes Palestinës dhe Izraelit, mund ta zbërthejnë këtë dhe të kenë të zgjidhur eneigmen e Status Quos për Kosovën. Elita politike e Kosovës, dikur dhe tash – institucionalistët, me rastin e kësaj marrëveshje, e mbështetën, pa ditur se ku po e futin kokën e tyre. A u arrit kjo marrëveshje për t’i ikur Status Quo-së së vitit 1852, apo përforcimi i saj. Vet palestinezët kur u kthjellën, u tërhoqën nga kjo marrëveshje, kur panë se shumë territore të tyre po i zyrtarizoheshin Izraelit. A janë edhe sot në të njejtën linjë intitucionalistët për Palestinën e për vetën? Po!

            Po i njëzetë e shtati do të sjell në tavolinë Status Quon? Besojë se jo. Jo, sepse politika amerikane, nën moton “hap pas hapi”, nuk do ta zgjedh në këtë kohë të polarizimeve të fuqishme për ta vënë këtë në tavolinë. Kjo, sepse dolën në shesh të gjitha lojërat dhe presioni i gjithanshëm shqiptar, edhe vet në Amerikë, e ka shtyr që të ndryshojë rregullat e lojës. Në lojë do të jetë Status apartment. Kjo do t’i ofrohet në tavolinë, si tagji para zgjedhës që më lehtë t’i drejtojnë në vijen e lërimit të tokës (politikës). Institucionalistët do të këthehen “fitimtar” me ndihmën e madhe investimesh që do të ju premtohet. Do të levizë diçka, sa për të nxjerrë jashtë rrjedhave kundërshtarët politik. Kjo nuk do të pi ujë, duke e ditur se ky do të jetë takimi i parë dhe me dorën e parë nuk përdoret sita, por shosha, për ta bërë gati drithin për mulli. Kur të vjen koha, dhe këtë e mendojnë shumë shpejtë, për të gatuar bukën, atëherë do të kenë në dorë sitën (lexo – tavolinë Status Quon.). A do të bëhet vonë? Besoj se jo. Jo, sepse, do të ketë një kundërshtim të fuqishëm, sa edhe isombajtësit e këtij projekti do të mundohen të tërhiqen, por do t’u bëhet vonë.

            Për kë është Status quo-ja? Për serbët? Nuk e besojë, sepse ata nuk do të humbin asgjë, siç nuk kanë humbur Izraelitët, në rastin e Jeruzalemit. Ata që nga Garashanini e kanë amanet, dorën nga perendimi e fytyrën nga lindja. A nuk po ndodh kjo sot? Sa mund të nxjerrin përfitime nga perëndimi, në këtë rast, nga SHBA-ja, nxjerrin. Por politikën e bëjnë në favor të vetin, bashkë me Rusinë e Putinit. E shqiptarët? Shqipatrët do t’i godas kjo lojë. Pra, kërcënimi i bëhet shqiptarëve! Mu për këtë, shkuarja në Washington e të dyja palëve ka dy kuptime. Serbët e thonë dhe do ta thonë, duam shpërblim në territor. Shqiptarët…?! Njohje reciproke, pa kushtëzime. Mac more, do t’u thonë amerikanët. Po bëhen njëzetvjet që po luhet kjo politikë kuluarësh, politikë nërskamcash ndërvete, politikë dilitantësh, politikë individësh, politikë varfërimi, nepotizmi, korrupsioni… dhe sot pritni që ne të ju shpëtojmë? Jo, do të luani lojën tonë, përndryshe hapen dosjet, dhe keni arsye të shfajsoheni se “fatin e Kosovës e keni lënë në duart e të fortit, Amerikës”. Këtë e keni kërkuar, këtë po ua japim.

            Pesë shekuj i’u desh të gjendej modeli i Status quo-s për Jerusalemin. Tre shekuj kanë kaluar që atëherë. Loja e marrëveshjes në mes Palestinës e Izraelit deshi që edhe më tepër ta fuqizojë status quo-n. Atëbotë ishin gjashtë popuj me një, ndërsa sot ne jemi një me një. Kush e hapi rrugën atëherë për status quo dhe kush hap rrugë sot? Atëherë e hapën gjashtë popuj që kufizohen me Izraelin, e sot ne vet. Nga takimet e derisotme, asnjëherë nuk është treguar seriozitet e profesionalizëm nga shqiptarët. Gjithë kjo është lënë në duart e të tjerëve, se Kosova është “projekt” i Perendimit. Kjo nënkupton se edhe zgjidhja e problemit është projekt i Perëndimit (SHBA). E projekti i ynë çka ishte, e çka është? Projekt yni ishte bashkimi kombëtar, shtet-komb. Këtë rrugëtim e ndryshoi Perëndimi dhe SHBA-ja dhe tash është projekti i Kosovës multietnik, me të drejta të barabarta, si serbët si kosovarët, e shqiptarët?!

            Atje do të jeni me 27 qershor. Në tavolinë do të keni Status apartment. Mos u lëshoni pas saj si dhentë pas kripës, se u duhet shumë ujë për të hequr etjen. Kujdes, shqiptarët gjithandej nuk po flenë!

 

            

 

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...