Home / Lajme / Serbia S’e Ndal Fushatën, Daçiq Falënderon Meksikën Për Mosnjohjen E Kosovës

Serbia S’e Ndal Fushatën, Daçiq Falënderon Meksikën Për Mosnjohjen E Kosovës

Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiq ka falënderuar ambasadorin e Meksikës, Antonio Garsia Blanka për mos pranimin e pavarësisë së Kosovës, gjatë një takimi në Beograd, ku ambasadori meksikan bëri vizitën e tij të fundit ngase ka përfunduar mandatin e shërbimit si ambasador në Serbi, shkruan Most.

Daçiq ka falënderuar Meksikën për përkrahje të vazhdueshme kur janë në fjalë “principet themelore të së drejtës ndërkombëtare”, dhe ka përsëritur “falënderimet më të sinqerta për përkrahjen e sovraniteti dhe integritetit territorial të Serbisë”, transmeton KOHA.

Me këtë deklarim, Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë Daçiq po vazhdon kampanjën agresive diplomatike që Kosova të mos njihet ndërkombëtarisht.

Kështu Serbia kishe faleminderuar një ditë pasi emisari i SHBA-se Grenell kishe deklaruar se ka marr zotimin se Serbia do ta ndalë fushaten kinder Kosovës në arenën nderkombëtare.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...