Home / Lajme / Akademik Mehmeti:Çka se Tetova ka shumë miliarderë, por nuk ka monografi!Dija dhe strategjia e bëjnë shtetin!

Akademik Mehmeti:Çka se Tetova ka shumë miliarderë, por nuk ka monografi!Dija dhe strategjia e bëjnë shtetin!

 

TETOVA – QYTET PA MONOGRAFI

“Vaj si qenka bërë Tetova…”

(Sadudin Gjura)

Qyteti i Tetovës me dy universitete, me dhjetëra studiues të zellshëm, njerëz të ditur të shkencë, arsimit dhe kulturës, duhet ta shkruaj monografinë e tij shqiptare*, letërnjoftimin kulturor dhe shkencor, për ta njohur brezat të kaluarën dhe të sotmen, që edhe bota ta ketë në duar pasqyrën reale të tij, të shtrembëruar, falsifikuar e shkelur nga sunduesit e kohës.

Koha është sot, pa pritje e pa vonesë!

“Nën hijen e çadrave laramane kalojnë vera e dimra,

kalojnë vite e dekada, heshtur rrjedh historia,

trashen politika e sundimi, nëntoka kriminale,

nuk bëzan Tetova, ngadalë e përditë i shuhet lavdia.”

(Abdulla Mehmeti)

Përveç Shkupit, si qendër politike, ekonomike dhe administrative e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, qyteti i Tetovës paraqet një nga qendrat më të rëndësishme të shqiptarëve; gjatë sundimit komunist jugosllav e shndërruar në vatër kryesore të rezistencës kombëtare, ndërsa në periudhën e tranzicionit, pas vitit 1990 u ngrit në qendër politike, kombëtare, kulturore dhe arsimore, jo vetëm e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe në rrafshin kombëtar.

Tetova e rezistencës dhe krenarisë, e politikës dhe dijes, qyteti i bëmave të mëdha në tridhjetë vitet e fundit ka pasur dhe ka edhe sot, veprimtarë, dijetarë, shkencëtarë dhe studiues të shumtë, ka institucione dhe autorë që kanë lënë gjurmë me shkrimet e tyre për qytetin, për ngjarje dhe personalitete, të kaluarën dhe të sotmen, secili në mënyrën e tij ka krijuar një sistem vlerash individuale dhe ka lënë gjurmë në jetën dhe historinë e këtij qyteti, për çka u janë mirënjohës banorët vendës dhe të gjithë shqiptarët, do t’u jenë mirënjohës edhe brezat e ardhshëm, por këtij qyteti, si edhe shqiptarëve në Maqedoni u mungon diçka më shumë, u mungon ajo frymë gjigante kombëtare e përbashkimit, e zbehur ndjeshëm në dekadat e fundit nga politika dhe strategjitë e huaja për zhbërjen e qenies shqiptare në këto hapësira.

*Janë botuar më herët disa monografi të qytetit të Tetovës, nga autorë dhe grupe autorësh vendës dhe të huaj, por asnjëherë nuk është shkruar një monografi e këtij qytet nga vetë shqiptarët.

(15.VI.2020)

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...