Home / Opinion / NDJENJA E INFERIORITETIT NGA SHQIPFOLËSIT DHE SHQIPFOLËSET U TRASHËGUA DHE U MËSUA NË SHKOLLAT E HUAJA TË KUMROVCIT, NEO-TITISTËT DHE RENEGATËT E LÇ-re, I BËRI DHE PO I BËN KURDOHERË MË TË QULLËT PËRBALLË ARMIQVE DHE “ALEATËVE TANË”. ​

NDJENJA E INFERIORITETIT NGA SHQIPFOLËSIT DHE SHQIPFOLËSET U TRASHËGUA DHE U MËSUA NË SHKOLLAT E HUAJA TË KUMROVCIT, NEO-TITISTËT DHE RENEGATËT E LÇ-re, I BËRI DHE PO I BËN KURDOHERË MË TË QULLËT PËRBALLË ARMIQVE DHE “ALEATËVE TANË”. ​

Shkruan: Fadil Shyti
/Ribotim/
Mendoj, inferiorieti kjo është sëmurje parasëgjithash psiqike dhe shpirtërore, pastaj kjo përhapet dhe në politikë, si paaftësi për t´i përballuar situatat e rënda të luftës dhe të diplomacisë së shtetit, ose krekosje, mendjemadhësi për t´i mbuluar turpet dhe krimet e akcilit apo akcilës politikanë dhe ushtarak e të tjerë…​
-Bartësit e kësaj sëmurje patologjike; kokëshkretë dhe kokëshkreta, anemikë dnhe anemike shqipfolës dhe shqipfolëse e të popujve të tjerë; kanë menduar dhe përjetuar më keq se hajvanët dhe hajvaneshat; kur s´janë drejtuar me kokat e tyre, (me nder lexuesve)-por, gnjithnjë pavetëdijshëm me barqe-by…. e tyre dhe mbi të gjitha:-kanë menduar, janë zvarrisur-zezuar me kokat e huaja të shteteve “mike” sipas besimit indian në lopë: ​
“Shpëtimi nuk vjen nga forcat dhe përpjekjet tona gjithëpopullore; por vetëm për vetëm nga ndihmat e huaja?!!!​
Trishtuese, kjo ide!​
Këtë, madje se mendojnë as hajvanët e hajvaneshat;-e keni vërejtur të dashur lexues që, hajvanët e hajvaneshat, vet përpiqen të gjejnë ushqimin e tyre; me instiktet e tyre duan ta bëjnë vet zotërimin e tyre; kur ndonjë i shpirt sadisti i rrahë ato me shkop, ato nuk jepen, nuk tërhiqen nga qëllimi i tyre, ashtu në ikje e sipër i zgjasin qafat e rrëmbejnë ndonjë misërnishte, barishte e tjera…,-ndërsa, shkretanët dhe shkretanet politike pacifiste, rrinin sus, dhe tani qarqet renegatiste po rrinë sus, pajtoheshin dhe po pajtohen me turp-durimet, me të gjitha gjellërat bajate që po uas servojnë të huajt apo më qartë, miqtë e armiqve tanë?!… ​
-Bënin dhe po bëjnë kështu , sepse sipas motos së tyre: shpëtimi, liria dhe përparimi kanë ardhur dhe do të vinë të paketuara, “si turrshitë”-siç thonë, (konservat) pemët o perimet gjatë dimrave, të servuara vetëm prej të huajve.​
-E kemi parë dhe përjetuar, sesi i prishi shqiptarët në kokë, ua shplau trurët Ibro Pjetër Rugoja & CO afër një dekadë, pasardhësi politik i “Shaban Arushës” i vazhdim politikës dhe diplomacisë titiste-rankoviqiste, anarkiste, arraviste; kur me mashtrime-premtime pasi e krijuan “pushtetin paralel” bashkë me sejmenët dhe sejmenet e tij, ia krisën gjumit të arinjve polarë, duke ju thënë:​
“Bota do t´ na shpërblejë për këtë durim-pritje, ​
o kosovare, o kosovarë”!!! ​
-Atëbotë, çdo njeri me ide përparimtare, çlirimtare, linqohej damkosej madje, konsiderohej dhe etiketohej-si tradhtar, o tradhtare,-nëse guxonte të kundërshtonte atë politikë horre…,​
-nëse nuk i bindej kësaj ideje të poshtër dhe mashtruese, tejet qyqare e zuzare! ​
-Këtë ndjenjë të trashëguar nga familjet e atyre që, den baba den, ishin vëlla/mët; me serbë, malazezë, maqedonë, me grekë, dhe armiq të tjerë…-pastaj u mësua dhe u përforcua në shkollat e huaja të Kumrovcit e gjetiu më larg tutje e tëhu në Ilirik (Ballkan), Europë, Rusi e gjetiu… ​
“Aleatët tanë”, duke e nuhatur këtë dobësi të fshehur në shpirtëra-by….e tyre, vendosëm t´i lajkalojnë, vendosën “të shqiptarizohen” me plisa të b ardhë e xhamadana vija-vija, vetëm që, ashtu më lehtë t´i mashtrojnë dhe pastaj t´i sundojnë! ​
-A ju kujtohet kur vinte Tito Çelbaniku në Kosovë, sa me dinakëri, maskohej e “shqiptarizohej” me plisa e kapica karikaturohej;-bile, këngëtarët e gjorë për pak dinarë,​
“e hipnin në shpinë, e bartnin në qerpikët e syve, e qonin në tek retë, mbi “kali të bardhë” trojan; ndërsa vet mbeteshin në fund të puseve në histori, duke përzier çaj të zi, para popullit të kthjelluar atdhetar dukeshin hiç më pak se qyqarë, si kërriçër e gomarë, kur ia këndonin këngën,”Marshall Tita n´kali të bardhë” e marrëzira të tjera…?!!! ​
-A ju kujtohet, (me nder lexuesve), sa Mut Muti, poeti, e Mute Mutja poeteshe, i kanë kënduar vargje poetike e madje edhe himne atij xhelati i cili gjatë dhe pas Luftës së Dytë botërore, i ka vrarë 49.500 shqiptarë, po, sa qindra e mijëra të tjerë i ka burgosur i ka plagosur, i ka syrgjynosur gjatë sundimit, regjimi i tij për dyzetë e ca vite të sundimit të egër…​
Po, a ju kujtohet të nderuar lexues, kur pas luftës së UÇK-së, në familjen legjendare të Prekazit heroik, erdhi francezi dinak dhelparaku, Berndard Kushneri i cili deklaroi: ​
“Nëse do të kishte çmim “Nobel” për liri; ai çmim i takon familjes së jasharëve legjendarë”! ​
-Kjo deklaratë, natyrisht u prit shumë mirë nga shqiptarët;-por pastaj, pas ca vitesh, po ky Bernard Kushneri doli e tha:​
“Ju shqiptarët e Kosovës, pranoni bisedimet pa kushte me Serbinë, dëgjoni këshillat tona,(në fakt urdhërat tona),-sepse, ne ju kemi dhënë para…”!!! ​
-Shiheni, sa trup, shiheni sa krim!…​
-Kushneri, nuk foli me zërin e drejtësisë së Komunarëve, foli me zërin e “Bastijes” shtypëse franceze! ​
Kur zotëriu kapitalist urdhëroi:​
-Për para të shitet edhe kjo pak liri që e kemi fituar, siç thotë populli ynë: “Duke pirë gjak me lugë”.​
-Poashtu, është, Klintoni që (shihet në fzb), me plis në dorë, i cili gjatë Luftës Çlirimtare pat deklaruar:​
“Paqe në Kosovë,-po,-por,PAVARËSI, JO?!​
– Epo, “dikushët”, pasi t´i lexojnë këto radhë, do të sekletisen, do të alarmohen, pasi do t´i thartin e rrudhin turinjtë, do të qirren: ​
“Epo, ky artikullshkruesi, nuk qenka në tokë të bukës, nuk qenka në mend e të tjera…” !!!​
Atyre, do t´u thosha: a kaluan kaq vite, kur Mitrovica qyteti ynë i minatorëve, po qëndron e ndarë me urën e zezë që e ndanë lumi Lumbardh, (Ish-Ibër). ​
-Enklavat që u krijuan me komunat serbe, të “qepura” edhe me katunde shqiptare, bashkë me shumë prapakthime të tjera historike janë këto elemente të mjaftueshme që Dardania jonë shqiptare, ende nuk e gëzon lirinë dhe përparimin as pavarësinë e merituar.​
-Po, a nuk ishte gjithashtu, znj e tij, Harilla Klintoni, e cila, deklarloi kur erdhi në Prishtinë para ca vitesh tha: ​
“Unë, nuk e vizitoj Prishinën, pa e hequr ju shqiptarët, nga rrugët e Prishtinës, Flamurin Kuqezi?!​
Ndërsa, pas kësaj deklarate, “kosovaro-shqiptarët” me urdhërin e Hashim Thaçit kërcenin si majmunët e bananeve në shtyllat elektrike, për të hequr Flamurin tonë të shenjtë!…​
-Tash, znj e z, demonkratë, dua t´i pyes:​
-Hë, ku e kemi katandisur edhe pas 16- gjegjësisht 21 vitesh Kosovën e Pavarur?! ​
A nuk po sundohet Kosova jonë, nga mafia e brendshme dhe e jashtme politike?! ​
Ku e ka ky shteti jonë, “I pavarur” ekonominë,-në çfarë katastrofash e sollën këta miqtë e mafiozëve, sunduesve të politikës “kosovare” nën moton e privatizmit të saj, ekonominë tonë dikur më të konsoliduar me fabrika, kombinate, uzina , tashmë të shkatërruara?! ​
Në çfarë gjendje e ka Kosova sot, industrinë e rëndë dhe të lehtë, bujqësinë, blegtorinë e të tjera degë të ekonomisë…?!​
Ku i ka sot Kosova, gjyqet e pavarura?! A nuk është Kosova sot shtet i kapur nga mafiozët politikë dhe miqtë e tyre kolonialistë ndërkombëtarë?!​
Apo, ato janë të varura nga UNMIK-u, EULEX-i, e të tjera…?!​
-Ku e ka sot Kosova jonë, Ushtrinë?! ​
A nuk e shkatërruan, UÇK-n, po këta “aleatë” bashkë me puthadorët e tyre shqipfolës të sojit të Rugo-Isë-Rrahman-Hashimit?! ​
-Tani, në vitet (2019-20 po krekosen kemi Ushtri, ndërsa këtë ushtri ende nuk e kanë në Kushtetutën e shtetit të pafuqishëm dhe tejet hibrid. ​
Tani, shtroj pyetjen: a e ka Ushtria e Kosovës zhvillimin e saj të duhur ushtarak dhe material, konkretisht në aspektin e armatimit?!​
-Kam edhe shumë të tjera elemente të levave shtetërore për t´i theksuar, por besoj lexuesit e ndershëm dhe lexueset e ndershme i dinë ato mangësi të mëdha të shtetit “sovran”, që po shihen si në dritën e diellit!​
Të gjithë aleatët, duhet parë me vigjilencë me njërin sy mbyllur ,-tjetrin të hapur, -poashtu, duhet trajtuar, “me syrin e dhelprës dhe të ujkut”,-thoshte Lenini i madh.​
-Duke u bazuar në mësimet dritëdhnënëse të bacit Enver,-do të thosha: “Aleatët, duhet nderuar,-por njëkohësisht, përballë tyre duhet vigjëluar me syrin e shqiponjës dhe duhet vështruar e trajtuar me syrin e luanit”! ​
Vetëm kështu, ne do të jemi ZOT në shtëpinë tonë!​
Vetëm kështu, ka vepruar gjeniu strategu ushtarak, Enver Hoxha,-Komandanti legjendar, gjatë LANÇ-re dhe udhëheqësi i PKSH/PPSH-së, gjatë viteve e socializmit ngadhnjimtar.​
Lavdi!​

12 Qershor, 2015-2020

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...