Home / Histori / GRYK’ E KAÇANIKUT

GRYK’ E KAÇANIKUT

Merita Schmitt
Kushtuar kryengritjes së popullit më 30 Prill 1910, të udhëhequr nga Heroi i Kombit Idriz Seferi me 4 mijë luftëtarë, ndaj Xhonturqve të udhëhequr nga Turgut Pasha me 10 mijë trupa e artileri të rëndë, të cilët humbën mbi çerekun e ushtrisë në Grykën e Kaçanikut.
Si hakmarrje Turgut Pasha vrau popullsinë e pa mbrojtur dhe dogji të gjitha shtëpitë që kishin shpëtuar pa u shembur nga artileria e tyre.
Lavdi e përjetshme trimit përmbi trima, Gjigantit dhe Heroit të Popullit Idriz Seferi dhe popullit që ju bashkua luftës çlirimtare kundër xhonturqve pushtues! ????????????
Këtu, o Turgut,
Nuk kalohet lehtë.
Ja, si me pirgje
I kemi zënë retë!
Nuk kalohen trimat
Porsi bjeshkët gri,
Pash më pash zemrat
Grykës i kanë shtri’.
Nuk kalon këtej,
O Turgut pasha,
Pa të rënë pika,
Vera pa u tha!…
Dhe foli Idrizi,
(Kish në zemër zjarr):
Fjalët i hëngrët
Ju, or pasha!…
Premtuat, ç’premtuat
Ju Turqit e Rinj,
Shkollë në gjuhën tonë,
Premtuat drejtësi.
Paskeni një lëkurë
Të rinj e të vjetër,
Folët si engjëj,
Dredhuat si dhelpër!
Premtimi juaj
Ndërgjegjejehirrë,
Politikë e krisur,
Jatagan i nxirë!
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, turmë dhe jashtë

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...