Home / Opinion / Dyshime serioze për koalicionin e ri: Qeveria Hoti kukull në duart e Listës Serbe dhe të Hashim Thaçit për realizimin e planeve të Serbisë

Dyshime serioze për koalicionin e ri: Qeveria Hoti kukull në duart e Listës Serbe dhe të Hashim Thaçit për realizimin e planeve të Serbisë

08 qershor 2020

Dyshime serioze për koalicionin e ri: Qeveria Hoti kukull në duart e Listës Serbe dhe të Hashim Thaçit për realizimin e planeve të  Serbisë

“Një qeveri marionet si kjo e Hotit, në të cilën rolin kryesor e ka Lista serbe dhe përmes saj,mbetet nën kontroll dhe vëzhgimin e përhershëm të Serbisë, më mirë të mos formohej fare dhe të shkonte vendi në zgjedhje të reja se sa të rrezikohet copëtimi i vendit apo rikthimi i serishëm i Kosovës nën okupimin e plotë të Serbisë. Për aq më tepër, nëse njëmend janë të vërteta lajmet se Lista serbe paska marrë çelësin e të gjitha institucioneve më jetike në gjithë vendin, nën kushte të tilla kaotike e non shalante, Kosova e ka të vështirë të ekzistojë edhe si shtet, ndaj dhe do të jetë shumë më mirë të shihen edhe alternativa tjera, më pak të rrezikshme dhe që mbrojnë Kosovën nga copëtimi dhe shkatërrimi përfundimtarë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Analistët politik, nuk po e mirëpresin ndryshimin i cili ndodhi në Qeverisjen e vendit, pas prishjes së koalicionit LVV-LDK dhe lidhjen e koalicionit të ri qeverisës LDK-AAK-NISMA, Qeveria e të cilit u votua në Kuvend përballë protestave dhe kundërshtimeve nga ana e qytetarëve.

Analisti politik Gani Qarri thotë se kjo Qeveri nuk do të sjell asgjë të re për ndryshime në interes të zhvillimit e forcimit të shtetësisë së Kosovës, por do të jetë tërësisht në interes të finalizimit të projektit të Hashim Thaçit, si një kolonë e pestë, për përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje të dhimbshme për Kosovën.

Image
Gani Qarri

“Votimi i një të ashtuquajture qeveri që mjerisht na vjen si kolonë e pestë e Serbisë,përkundër propagandës marramendëse të cilën Isa Mustafa & CO, tash e sa kohë, pa fije turpi në vijimësi e bëjnë, kinse po formohet për të rinisur dialogun dhe arritur marrëveshjen për njohjen reciproke me Serbinë, është një rrenë e kulluar dhe gafë e pakripë, që tash e mbi njëzet vite në liri, nuk ka marrë guximin askush tjetër ta bëjë. Kjo për vet faktin se një qeveri naive e formuar nga disa pa kurrizor partiak, pa përvojë udhëheqëse as qeverisjeje ku Lista serbe jo vetëm se dominon por asaj i është ofruar si dhuratë edhe e drejta e VETO-s në shumë fusha të ndjeshme shtetërore, gjë që nga paslufta nuk e ka pasur asnjë parti e vetme shqiptare,flet më tepër se qartë, se ose duhet të veprohet sipas tekeve të Listës serbe dhe dëshirave të Serbisë, ose në të kundërtën, nuk do të ketë qeveri fare, kështu që i stër vjetruari i LDK-s, përfundimisht duhet ti lë rrenat se në moshën që ka, jo vetëm se nuk i kanë hije, por nuk i bëjnë as mirë për shëndet”, thotë analisti politik Gani Qarri.

E thotë eksperti i njohur: A do ti përfill Qeveria Hoti kërkesat e BE-së për reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit

“Një qeveri marionet si kjo e Hotit, në të cilën rolin kryesor e ka Lista serbe dhe përmes saj,mbetet nën kontroll dhe vëzhgimin e përhershëm të Serbisë, më mirë të mos formohej fare dhe të shkonte vendi në zgjedhje të reja se sa të rrezikohet copëtimi i vendit apo rikthimi i serishëm i Kosovës nën okupimin e plotë të Serbisë. Për aq më tepër, nëse njëmend janë të vërteta lajmet se Lista serbe paska marrë çelësin e të gjitha institucioneve më jetike në gjithë vendin, nën kushte të tilla kaotike e non shalante, Kosova e ka të vështirë të ekzistojë edhe si shtet, ndaj dhe do të jetë shumë më mirë të shihen edhe alternativa tjera, më pak të rrezikshme dhe që mbrojnë Kosovën nga copëtimi dhe shkatërrimi përfundimtarë”, thotë Gani Qarri.

Sipas Qarrit, ishte një refuzim i turpshëm i partive në koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe të tjerët që nuk u pajtuan të formohet një qeveri ekspertësh apo teknike, me në krye një personalitet mbipartiak si Murat Jashari, siç propozoi edhe krye parlamentarja z. Vjosa Osmani, personalitet i cili jo vetëm se është i pranueshëm dhe kanë besim të gjithë shqiptarët në të, por ai edhe i takon një familje emblemë patriotike, që di ta mbrojë vendin dhe të flijohet për fatet e atdheut, siç e dëshmuan në luftë bashkë familjarët e tij, duke dhënë jetën i madh e i vogël për Kosovën.

Prandaj Kjo qeveri e cila së fundi u votua në kuvend, do të jetë e kontrolluar nga serbe dhe Hashim Thaçi sepse nuk është Qeveri e legjitimitetit të popullit por e injorimit të atij legjitimiteti të dhënë për partitë fituese.

“Këtë për faktin se vetëm vota e popullit, nga zgjedhjet e reja, mund t`ua sigurojë legjitimitetin dhe qëndrueshmërinë, qeverisë dhe institucioneve të ardhshme shtetërore të vendit tonë, e jo kalkulimet dhe pazaret politike të presidentit kuisling me partitë e shitura dhe të nënshtruara para Listës serbe, Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë. Kosova kurrë nuk ka pasur qeveri më të komprometuar se kjo që po na imponohet tani,kur vet Hoti me të gjithë ministrat është vënë plotësisht nën ndikimin e Thaçit dhe të Listës serbe që tanimë po dihet se luan rolin kryesor në këtë qeveri e cila njëkohësisht vëzhgohet dhe mbetet edhe nën kontrollin e përhershëm të Serbisë. Ndaj një qeveri marionetë e krijuar nën dirigjimin e Thaçit, përmes të cilës ai synon ta realizojë ndarjen e Kosovës, shpëtoj veten nga ndjekja penale e Gjykatës Speciale dhe rizgjidhet edhe për një mandat president i vendit, në mënyrë që ta rehabilitojë veten edhe nga ngritja e ndonjë akuze të brendshme për tradhti kombëtare, shitjen e interesave të vendit dhe pazaret me territoret e shtetit të Kosovës, nuk do të duhej të guxon të ndodhë, në vend se të organizoheshin zgjedhjet e reja të parakohshme të cilat mbeten opsion i vetëm, për krijimin e një qeverie dhe të institucioneve tjera shtetërore të vendit me legjitimitet”, thotë analisti Gani Qarri.

“Kështu që Avdullah Hoti, edhe u tha se mori votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë kukull, si i varur kryekëput nga Lista Serbe dhe Hashim Thaçi,do të jetë vetëm një lodër e thjeshtë në dorë të Thaçit, sa për përmbushjen e tekeve të tij, në procesin e dialogut me Serbinë, duke qenë i pa fuqishëm dhe i pa ndikim në diktimin e qëndrimeve të qeverisë përball projektit famëkeq për ndarjen e Kosovës,të cilin deri më tani, disa herë e kanë dizajnuar e stërdizajnuar, Thaçi dhe Vuçiç. Për aq më tepër,një fakt të tillë e pranon edhe vet nënkryetari i LDK-s Lutfi Haziri, i cili thotë se Avdullah Hoti në këtë proces do ta ketë vështirë të shtyjë përpara platformën e Qeverisë sepse ai do të dominohet nga Hashim Thaçi, ndaj dhe u shpreh se nuk dëshiron ta shohë askënd në lëkurën e Hotit, ngase sfidën më të madhe edhe në dialog, Hoti nuk do ta ketë me Grenellin por me vet presidentin Thaçi, i cili do të përpiqet që Avdullah Hotin, ta kthej në shërbëtor të tij personal, për bartjen e çantës së Thaçit gjatë udhëtimeve jashtë”, thotë Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...