Analisti i njohur politik, Krenar Shala, kësaj radhe përmes një shkrimi në Facebook, i ka reaguar liderit të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shala me këtë rast kreut të AAK-së ia ka përmendur mashtrimet me demarkacionin me Malin e Zi, dhe tarifën ndaj mallrave serbe, për të cilën ky i fundit ishte shumë i zëshëm sa ishte në krye të qeverisë.

Me tej analisti politik i ka kujtuar Haradinajt edhe mënyrën se si ka qeverisur me vendin, derisa ia bën me dije se e ka keqpërdorur buxhetin e shtetit.

Ndërsa, analisti Shala pretendon se është një marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe Haradinajt, që ky i fundit mos të shkojë në Gjykatën Speciale, dhe kësisoj t’i shpëtojë burgut, me te vetmin kusht që të bëhet pjesë e koalicionit me LDK-në.

Ja shkrimi i tij:
Tarifa, tarifa. Nuk e ka pasë për shtet, po për pushtet. Dojke me e la veten për mashtrimin me demarkacion. Ia nisi dikur me menu edhe me i fitu zgjedhjet me tarifë, përkundër që qeverisja e tij karakterizohej më së shumti me keq-përdorimin e buxhetit të shtetit.

Si i tha Hashimi hajde me mu se t’pshtoj prej bu rgut u pajtu që me e kriju ni qeveri që mbahet prej Beogradit dhe dirixhohet prej Presidentit Thaçi. U pajtu me ia hekë mbishkrimin “Republika e Kosovës”, dokumenteve. Kur po t’vikke puna te puna, tamon puna.