Home / Opinion / GENJESHTRA E BESNIK TAHIRIT, ZV.KRYEMINISTER NE QEVERINE E HAXHI TOPIT!

GENJESHTRA E BESNIK TAHIRIT, ZV.KRYEMINISTER NE QEVERINE E HAXHI TOPIT!

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë mbrëmë se presidenti Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë shkuar bashkë në shtëpinë e tij për ta kërkuar votën e tij për formimin e qeverisë Hoti.
***
“Për numrat ka folur zoti Haradinaj. Komplet bisedën e ka udhëhequr Haradinaj. Thaçi vetëm më ka thënë shko në Parlement dhe mos u ndajë nga shokët”, kishte thënë Shala.
Ndërsa sonte, zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës Besnik Tahiri në ‘Debat Plus’ e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Haradinaj nuk ka qenë në shtëpinë e Shalës.
”Kjo nuk është e vërtetë. Haradinaj nuk ka qenë në shtëpinë e tij. Unë i besoj liderit tim, Ramush Haradinajt. Nuk dua më shumë të komentoj për këtë çështje’’, tha Tahiri.
PSE SHKOJ RAMUSH HARADINAJ TE HAXHI SHALA?
Nderkaq Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka qene te Haxhi Shala, se bashku me Hashim Thaçin, per ta lutur qe ta votoj qeverine e Abdullah Hotit!
Ramush Haradinaj, pas votimit të Qeverisë Hoti, në një konferencë për media ka sqaruar deklaratat e deputetit të Nismës, Haxhi Shala për takimin me presidentin, Hashim Thaçi në shtëpinë e Shalës.
Shala në Kuvend tha se ndryshoi qëndrim për votimin e Qeverisë Hoti, pasi u takua me Presidentin e Kosovës dhe ish-kryeministrin (Ramush Haradinaj). Haradinaj në konferencë për gazetarë ka treguar se si ka ndodhur takimi dhe si e ka bindur Shalën për ta votuar Qeverinë e re. “Presidenti ka marrëdhënie miqësore me të kahershme me Haxhi Shalën dhe unë i kam nga ana ime, janë koincidenca këto, por me Haxhi Shalën ai ka qenë zëvendëskomandant në Prizren kur unë kam qenë komandat në TMK, kemi mbetur miq që atëherë. Unë i thash e qes votën për këtë qeveri, nëse më vlerëson dhe më beson, a e qet edhe ti, përgjigja e tij ke po”, ka thënë Haradinaj.
***
Ne vijim shikoni kete video, ku Haxhi Shala bindet nga Thaçi e Haradinaj për votën pro qeverisë!
***
Shikoni edhe kete video, cka thote Haxhi Shala, per viziten qe ia ka bere Ramushi dhe Hashimi ne shtepine e tij!
***
Ne vijim lexoni:
KOMANDANTËT E POLITIKËS DHE QEVERIA E HAXHI TOPIT!
Nga Sheradin Berisha
Në mesnatën e 2/3 qershorit 2020 (në orën 01:00) komandantët e poltikës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj pa paralajmërim (pa ftesë) i shkojnë në shtëpi, Shefit të Grupit Parlamentar të NISMËS Socialdemokrate, Haxhi Shalës – komandant TOPIT!
***
Per me teper lexoni ketu:
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, tekst
Frasher Oseku, Maxhun Zeka dhe 36 të tjerë
34 komente
8 ndarje
Pëlqej

Komento

Ndaj

Komentet

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...