Home / Lajme / Skandaloze: Qeveria Hoti u krijua duke shkelur Kushtetutën dhe me vulen e rrëm.byer të Gjykatës

Skandaloze: Qeveria Hoti u krijua duke shkelur Kushtetutën dhe me vulen e rrëm.byer të Gjykatës

Mefail Bajqinovci: Many of my colleagues with whom I studied at ...

Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me qeverin e krijuar gjatë ditës së djeshme, transmeton “Bota sot”.

Bajqinovci u shpreh që kjo qeveri është krijuar duke shkelur Kushtetutën dhe Kosova do të shkojë në dialog me një Qeveri perveçse ilegale, edhe jo legjitime.

Më tej deputeti u shpreh që ne do të jemi pranë popullit tonë të cilit nuk ja kthyem shpinen asnjëherë dhe ne nuk kemi zgjedhur tê tradhëtojmë e të tallemi me popullin tonë prandaj sot kemi përkrahje plebishitare.

Postimi i plotë

Një Qeveri e krijuar në shkelje të Kushtetutes e cila u nis me dekretet e konsultat e parregullta të Presidentit si dhe u vazhdua rishkrim të saj me vulen e rrëmbyer të Gjykatës, një Qeveri e krijuar jashtë normave të vlefshme të Kushtetutes që thyen rregullat mbi legjitimitetin e qeverisjes e mbi të gjitha, një Qeveri, sê cilës, Hashim Thaçi voten vendimtare ja solli naten duke e dhunuar sërish mbi, Kushtetuten dhe institucionin e Presidentit.

Pra sot Kosova do të shkojë në dialog me një Qeveri perveçse ilegale, edhe jo legjitime. Përveç se e paaftë, dhe e nënshtruar e kontrolluar tërësisht nga një helaqe politike e kulturore, një njeri me dije e intelekt prej cubi si Hashim Thaçi i cili, e ka vënë harten e Kosoves si kolateral për shpêtimin e lëkures së tij. I pa emancipuar sa i pêrket dijeve profesionale, kulturorore e urbane të cilat meqë nuk i përvetesoi, i urreu gjithë jetën e tij, ai sot po sillet si huligan politik që e neveritê secilin qytetarê tê ndërgjegjshëm në kêtê vend.

Dy asistentet e tij, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti po vazhdojnë e t’i bëhen shërbëtorë të këtij njeriu që fatkeqësisht ju imponua Kosovês. Pa Hashim Thacin, lufta për liri të Kosoves nuk do të ishte e përqarê aq sa ishte, skena politike e Kosovës do tê ishte më e bashkuar përballê Serbise, Kosova do të kishte më shumë zhvillim, më shumë punësim, me shumëi ntegrim, më pak kriminalitet, më pak korrupsion, institucione të pakapura, politike shtetërore me kohorente, rregulla të lojes politike mê civile e më demokratike. Megjithatë, atê njeri tashmê nuk ka asgjë qê mund ta shpëtojë. Fundi i tij politike, për fatin e mirê të Kosovës, e shohim ne vendosmërinê e popullit tonê për ta hedhur pas krahëve njê trashëgimi politike që përveç mjeshtrisë sê hajnisë, nuk do të kujtohet për asgjë tjetër.

Ne do të jemi pranë popullit tonë të cilit nuk ja kthyem shpinen asnjëherë. Ne nuk kemi zgjedhur tê tradhëtojmë e të tallemi me popullin tonë prandaj sot kemi përkrahje plebishitare. Ne nuk zgjedhim që pushtetin ta ushtrojmê për vete por gjithmonë për dhe vetën në dobi të njerëzve të kërij vendi, pa dallim. Prandaj shifrat po e frikesojnë Klubin.

Ne edhe kësaj radhe do të sillemi e veprojme duke u konsultuar me popullin dhe shumë shpejt do t’i japim zgjidhje grabitjes se shtetit, Kushtetutes, qeverisjes dhe pasurisë së qytetarëve.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...