Home / Opinion / ŠIPTARI KUNDREJT SHQIPTARËVE!

ŠIPTARI KUNDREJT SHQIPTARËVE!

E çmojë shumë gojëtarinë ( oratorinë) edhe pse isha dhe jam i dashuruar me romanin.
Përrallat na bëjnë të marrim me mend ca gjëra si të mundshme megjithëse ato nuk ndryshojnë; mbesin dhe tregohen njëjtë ashtu siç ishin krijuar…
E kjo që do të themë nuk është përrallë por subjektet kanë mbetur tek pozicionet e tyre…
E juve u kanë treguar përralla!
Zgjohu shqipëtar, Zgjohu!
2.
Besoj që do jeni dakord me mua? „ Ndoshta edhe nuk jeni, por pastaj jeni?!“
Është e kotë, që sot në Kosovë, për t‘a larguar nga politika një person, të tregoni se ai ishte „ argat i Serbisë, udbash me rrënjë, militant i Lidhjes Komuniste të Kosovës, Serbisë e Jugosllavisë.“
Pse është e kotë?
Nga viti 1945 Serbia dhe Jugosllavia, filluan krijimin e një shqiptari të tyre, menduar në laboratoret Çubrilloviçjane, që e emëruan si „ šiptar“
Në fillim vranë e pushkatuan shqiptarët denbabaden si të tillë, burgosën e shpërngulen sa ma shumë gjithë-andej…
Kështu që kur shqiptarët nga „ zullumi“( në thojza sepse „ zullum“ nuk është në gj. shqipe) u ngritën në demonstrata në vitin 1968 e sidomos në vitin 1981 atyre përpara për t‘i ndaluar, u dolën „ šiptari.“
Meqë Serbo- Jugosllavia kishte investuar shumë, në vitin 1981 raporti i forcave ishte në favor të „ šiptari“ 80% kundrejt 20% të shqiptarëve.
Pra, bëhej një luftë që unë e quaj: ŠIPTARI kundër SHQIPTARËVE!
Šiptari ishin më të fortë financiarishtë, kishin pushtet, polici e ushtri si dhe përkrahjen e Serbis e Jugosllavis.
Shqiptarët kishin ideal, qëndresë, guxim, traditë dhe gjakë të pastër Iliro- Arbëror.
Šiptari i arrestonin shqiptarët, i torturonin, i vrisnin, i burgosnin.
Shqiptarët qëndronin.
Qëndresën e shqiptarëve e përkrahnin vetëm 20%; idealin e tyre për bashkim me Shqipërinë!
Šiptari kishin përkrahjen e 80% të popullatës tjetër për Tito e Jugosllavi e për Vllaznim- Bashkim.
Šiptari asnjëherë nuk ishin tjetërsuar; as gjatë viteve 1989/90 dhe më pas dhe as pas luftës e 12 qershorit të vitit 1999…
Ata vetëm ndërruan gëzofin; përndryshe janë po ata të cilët ishin krijuar nga laboratori serbo- jugosllavë…
Pas lufte 20% i shqiptarëve duke menduar që erdhë koha e tyre ( kishin harruar që edhe luftën e bënë ata 20% sepse „ Siptari“ kur digjej Drenica ishin të zënun me zgjedhje ( 1998) nên mbikëqyrjen serbe) publikishtë filluan të akuzojnë drejtë kur thonin:
„ Filan Fisteku ishte me serbë!“
Harronin dhe nuk e dinin se „ Filan Fistekut“ po i bënin shërbim duke e bërë të njohur se kush ishte.
Pse?
Sepse 80% i „ Šiptari“ nuk mund ta dënonin atë ngaqë do të dënonin vetën e tyre…
Shqiptarët i humbën zgjedhjet e para kundrejt „ Šiptari“ duke mos llogaritur që; kur shkohet te kutiat e votimit, vota numërohet njësoj: si e shqiptarëve dhe si e „ Šiptari!“
Dhe pastaj dihet si rodhën ngjarjet…
E mbani mend akuzat e PDKës që i bënin Isa Mustafes?
Blerand Stavileci tym për gojë e bothe nxirrte duke treguar se ai është këlysh i Serbisë…
Nuk e dinte se po i bënte shërbim ngaqë „ Šiptari kërkonin sojin e tyre!“
Të gjithë ata që u akuzuan publikishtë se ishin „ Šiptari“ të Serbisë , po ashtu publikishtë i zgjodhën në qeverisje dhe punë publike.
Pastaj LVV po ashtu , duke u çjerrë në britma e piskama se „ Isa Mustafa o argat e Serbisë“ dhe si PDK, çklup e në „ kazanin e šiptari, bjen!“
Teksa AAK e NISMA ekzistojnë falë „ Šiptari“ të cilët e kuptuan që ideali i tyre i vetmi ishte dhe është“ lëpirja e eshtrave në batakun e derrave!“
Tashti, mendoj që ka ardhë koha që:
„ Nëse doni me e zgjedhë tamam një shqiptarë për t‘ju përfaqësuar, fillimisht ( taktikisht) sulmone si „ argat e Serbisë“ që pastaj 80% i „ Šiptari“ të mendojnë që është njëri prej tyre dhe ta votojnë,,,
Ndryshe shqiptarët idealist mbetën të tillë,siç janë, duke shikuar akoma „ Šiptarit“ duke u zgërdhyer që nga 1945 e këtej,,,
3.
Sot Kuvendi i Kosovës do t‘votoj një qeveri!
Një!
Është e atyre!
Pra, sot sërish do jetë përballja në mes dy grupeve në luftë që nga 1945-ta:
Në njërën anë „ Šiptari“ dhe në anën tjetër „ Shqiptari“,,,
Atë që e ka mbjellë serbia për 54 vite për të krijuar „ Šiptarin“, Shqiptarit i duhen po ashtu 54 vite për ta çrrënjosur…
Sot në Kuvend Fitues do të dalin sërish „ Šiptari!“
Lumja ti moj Kosovë
sa e bukur je!
E njerëzit sa t‘pabes i ke!
Poshtë Šiptari!
Rroftë Shqipëria!
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz
/Mar nga FB i Fatmir Brajshori-Tushi/

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...