Home / Lajme / Lobimi me paratë e buxhetit për ndryshim të kufijve, reagon ambasadori gjerman

Lobimi me paratë e buxhetit për ndryshim të kufijve, reagon ambasadori gjerman

Christian Heldt, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar lidhur me hulumtimin e BIRN se Ministria e Integrimit Europian në vitin 2019 ka paguar 168,000 euro për të promovuar “modifikimin e kufijve”.
Heldt reagoi ndaj hulumtimit të Jeta Xharrës i cili tregonte prapaskenat e një kontrate të Ministrisë së Integrimeve Evropiane me një kompani franceze në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Dhurata Hoxha e PDK-së.

“Çfarë storje. Vërtet të bën të mendosh rreth definicionit për shërbimin publik për njerëzit dhe vendin,” shkroi ambasadori Heldt në Twitter.

Sot gjatë ditës BIRN publikoi një hulumtim ku në vitin 2019, taksapaguesit e Kosovës kanë alokuar shumën prej 168,000 eurosh për një kompani mardhëniesh me publikun të quajtur ‘Majorelle PR & Events’ me seli në Paris përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, mes tjerash, kompania ishte e ngarkuar të formësojë një mendim evropian në favor të asaj që përshkruhet si “pozicioni i Kosovës” që mbështet “modifikimin territorial” si një mjet për të arritur një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Një prej pak rezultateve konkrete të marra në këmbim të 168,000 eurove ishte një raport pesëfaqësh me një anglishte të dobët të cilën kjo kompani e kishte adresuar te Qëndrim Gashi, Ambasadori i Kosovës në Francë. Raporti është i datës 20 shtator 2019.

 

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...