Home / Lajme / ISH-KËSHILLTARI I THAÇIT: “PRESIDENTI NUK DUHET TË KETË ROL NË FORMIMIN E QEVERISË SË RE”

ISH-KËSHILLTARI I THAÇIT: “PRESIDENTI NUK DUHET TË KETË ROL NË FORMIMIN E QEVERISË SË RE”

Ballina Kosovë Ish-këshilltari i Thaçit: “Presidenti nuk duhet të ketë rol në formimin e qeverisë së re”

Ndërkohë që vendi po e pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjshmërinë e emërimit të Avdullah Hotit si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, Alexander Borg Olivier, ish- këshilltari ligjor i Presidentit Hashim Thaçi, shpjegon pse dekreti i Thaçit është antikushtetues.

Një vendim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të bëhet publik brenda pak ditësh, si përgjigjie ndaj kërkesës së paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje për emërimin e kandidatit të LDK-së Avdullah Hoti si kryeministër i ardhshëm i vendit nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Alexander Borg Olivier ishte këshilltar kryesor ligjor i Misionit Ndërkombëtar në Kosovë, UNMIK, për tetë vjet, dhe gjithashtu ka shërbyer edhe si këshilltar ligjor i Hashim Thaçit gjatë kohës së sa ky i fundit ishte kryeministër midis viteve 2008 dhe 2010. Borg Olivier paralajmëron se përpjekja e presidentit për të formuar një qeveri të re pas mocionit të suksesshëm të votës së mosbesimit kundër Qeverisë Kurti në muajin mars pa shkuar në zgjedhje të reja nuk është paraparë me kushtetutën e vendit.

Në një intervistë ekskluzive për BIRN, Borg Olivier thotë se nëse do ta kishte këshilluar presidentin tani, këshilla e tij për të do të ishte që Kushtetuta e Kosovës nënkupton që duhet të ketë zgjedhje të reja e jo qeveri të re. Ai gjithashtu ngrit shqetësimet e tij për mungesën e “kulturës politike” në Kosovë dhe për pavarësinë e gjyqësorit i cili do ta nxjerrë këtë vendim të diskutueshëm.

Lexojeni intervistën si më poshtë:

Jeta Xharra: Z. Borg Olivier, ju keni qenë i përfshirë në këshillimin e kosovarëve për çështje kushtetuese edhe para se Kosova të bëhej e pavarur dhe jeni këtu qysh në fazën kushtetuese embrionale të këtij vendi. Si mund ta përshkruani përfshirjen tuaj?

Alexander Borg Olivier: Unë kam qenë në Kosovë që nga tetori i vitit 2000, fillimisht si këshilltar ligjor në UNMIK. Unë isha këshilltari kryesor ligjor i përfshirë në krijimin e Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë në vitin 2001. Kjo ishte korniza kushtetuese që përcaktonte elementet themelore për shtetin, pikënisja e nevojshme e shtetësisë së Kosovës.

Pas trazirave të vitit 2004, kur progresi hasi në një pengesë, u bë e domosdoshme që të vazhdohet tutje me procesin për të bërë të mundur një zgjidhje politike mbi shtetësinë e ardhshme të Kosovës. Gjatë kësaj kohe unë mbeta në Kosovë si këshilltar juridik i UNMIK-ut, duke koordinuar të gjitha hapat e parashikuar në planin Ahtisaari dhe duke i përgatitur institucionet e Kosovës që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre të plota pas pavarësisë.

Mbikëqyrja kalimin nga administrata e UNMIK-ut në Kosovën e re. Nuk isha i përfshirë në hartimin aktual të kushtetutës, por isha i konsultuar rregullisht dhe hartova gjithçka tjetër që ndiqte parametrat e planit të zgjidhjes së Ahtisaari. Pas pavarësisë, Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër, më kërkoi të qëndroja si këshilltar i tij special ndërmjet viteve 2008 dhe 2010.

Xharra:Si ia kalove me Hashim Thaçin, meqë ra fjala?

Borg Olivier: Unë e pëlqej njeriun nga niveli personal, dhe besoj se ai më sheh si mik. Unë shoh diçka Machiavelliane në të në aspektin politik, megjithatë unë ende e konsideroj atë si një mik. Në punën time unë duhej të jipja mendime juridike për njerëzit më të fuqishëm në botë, dhe ata më falënderuan për këtë. Ata kurrë nuk më gjykuan për këtë.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...