Diplomati amerikan, Nicholas Burns ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Bashkëpunimin mes dy fuqive ai e ka kërkuar përmes një statusi në Tëitter, me ç’rast e ka falëndëruar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për bisedën me studentët e Universitetit të Harvardit.

Burns, profesor dhe moderator i kësaj bisede të së hënës ka shkruar:

“Faleminderit kryeministër Albin Kurti që takove studentët e Harvardit sot. Kosova është e pavarur. SHBA-ja dhe BE-ja duhet të punojnë bashkë për ruajtjen e integritetit territorial dhe ta bëjnë atë anëtare e OKB-së në një Evropë të lirë, demokratike”, ka shkruar ai.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/