Home / Lajme / Si përkthehet shpërthimi i Hashim Thaҫit? Ndërkombëtarët po shqyrtojnë dorëheqjen e Presidentit të Kosovës

Si përkthehet shpërthimi i Hashim Thaҫit? Ndërkombëtarët po shqyrtojnë dorëheqjen e Presidentit të Kosovës

15/05/2020

Shpërthimi i zjarrtë i Hashim Thaҫit në një televizion të Tiranës kundër Albin Kurtit, duke dalë nga shinat kushtetuese të rolit të Presidentit të Republikës, si dhe konferenca e pakuptimtë për shtyp e ditës së sotme, fsheh një zhvillim të papritur në arenën politikë të Kosovës.

Një nga këshilltarët juridikë ndërkombëtarë që punon në Kosovë prej vitesh, ka hartuar një memo, e cila është shpërndarë në kancelaritë e larta të Uashingtonit dhe Brukselit, ku analizohen pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dekretin e Hashim Thaҫit mbi emërimin e Abdullah Hotit si Kryeministër.

Siҫ mësohet, në memon e rëndësishme është bërë e ditur se nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës, do të marrë një vendim në shumicë ku ta quajë antikushtetues dekretin e Thaҫit, atëherë zgjidhja e vetme është që Presidenti aktual i Kosovës të japë dorëheqjen, si mundësia e vetme e zhbllokimit të krizës aktuale politike në vend.

Në memon e tij, këshilltari i njohur ndërkombëtar i është referuar mundësive ligjore që dekreti i Thaҫit të konsiderohet si mjet politik dhe jo kushtetues për të zgjidhur një impas politik në Kuvend.

Në memo, siҫ mësohet, shkruhet se ka gjasa që Kushtetuesja ta cilësojë ndërhyrjen e Thaҫit si mjet për të ndikuar në jetën politike të Kosovës nga jashtë, ҫka nuk është në rolin e kreut të shtetit. Aktualisht mësohet se mes anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka një diskutim të fortë dhe relatori i ҫështjes i ka dërguar palëve një material me dy kundërshtitë që duhen të shqyrtohen në aktvendim.

Një kundërshti bën fjalë për mungesën e përcaktimit në Kushtetutën e Kosovës të mekanizmit eksplicit të mandatimit nga ana e Presidentit të një kandidati për kryeministër nga radha e partisë së dytë të Kuvendit. Pikërisht, mos përcaktimi i kësaj pike konsiderohet si frymë e ligjit themeltar të shtetit, për të mos lejuar një “revoltë pallati” nga një pushtet i ndarë nga Kuvendi, pra që Presidenti të përmbysë lojën në tavolinë.

Kundërshtia tjetër është se nëse ka një vendim të Kuvendit për të rrezuar me mocion qeverinë, nuk ka një përcaktim të qartë se cili do të duhej të ishte vendimi i radhës.

Disa kushtetuta të ndryshme, ndër ta edhe ajo e Shqipërisë kanë përcaktuar qartë se nëse rrëzohet një qeveri me mocion mosbesimi, atëherë parlamentari që ka udhëhequr nismën ligjore do të duhet të provohet nëse ka votat për të votëbesuar një kabinet të tij.

Pasi nëse rrëzimi i qeverisë Kurti ishte një zgjidhje që ndodhi edhe falë votave të PDK-së e cila si opozitë normalisht kërkon rrëzimin e qeverisë, do të ishte e pamundur të formohej një kabinet alternativ si pasojë e mungesës së kohezionit mes palëve.

Në memon e këshilltarit të huaj, e cila udhëzon Uashingtonin dhe qeveritë e vendeve të BE-së për të vepruar pas vendimit të Kushtetueses, theksohet se largimi i Thaҫit me dorëheqje duhet të shikohet si opsioni që e relakson skenën politike të Kosovës.

Hashim Thaҫi, me ta mësuar këtë ka shpërthyer egërsisht ndaj kryeministrit, duke krijuar kështu një skenë presioni ndaj Kushtetueses, një pjesë të anëtarëve të së cilës i ka emëruar vetë me dekret.

Nuk shpjegohet ndryshe irritimi i Hashim Thaҫit, i cili edhe sot doli në një konferencë shtypi pa lidhje, ku u mor me rastin “Pacolli”, kur vetë miliarderi kosovar ka shkuar në Zvicër pranë familjes, sidomos kur e pa sa e rëndësishme është vota e tij.

Thaҫi në Konferencë akuzoi se qeveria Kurti po qëndron në detyrë jashtë ligjit, kur Kushtetuesja në vendimin mbi pezullimin e dekretit për Hotin, i kërkoi shprehimisht kabinetit aktual të qëndrojë në detyrë, dhe ku vetë ligji themeltar i shtetit e detyron qeverinë e larguar që të rrijë në detyrë deri sa të bëhet miratimi i qeverisë së re.

Ndërsa Hashim Thaҫi ishte tejet nervoz, Albin Kurti nga ana tjetër ishte i qetë dhe e ftoi Presidentin në duel elektoral pasi të japë dorëheqjen. Një provokacion i hapur i kryeministrit, i cili gjithashtu si Presidenti është në dijeni të dokumentit ndërkombëtar.

Nëse ndodh ajo që thuhet në memo, do të kishim këtë skenar: Kushtetuesja rrëzon dekretin e Thaҫit, Vjosa Osmani bëhej Presidente për 45 ditë dhe Kuvendi do të kishte dy opsione: ose të kalonte menjëherë në zgjedhje me Osmanin kryetare shteti dhe Kurtin-kryeministër në detyrë, ose të zgjidhte një Presisent të ri, i cili gjithashtu do të duhet të shpallte zgjedhjet e reja parlamentare.

/ Huazuar nga Pamfleti/

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...