Home / Lajme / Kapen MAT Hashim Thaçi, Berat Buzhala e Mefail Limani në restaurant

Kapen MAT Hashim Thaçi, Berat Buzhala e Mefail Limani në restaurant

15,05, 2020 

Një video po qarkullon në media teksa shihet presidenti i vendit duke thyer masat për qarkullimin të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin e Covid-19.

Ai shihet duke u futur në një restoran në Prishtinë dhe kështu sfidon masat e Qeverisë Kurti.

Mirëpo me presidentin e vendit janë parë edhe gazetari Berat Buzhala dhe analisti Mufail Limani. Ata pasi takohen fshehurazi me presidentin shihet teksa dalin nga restorani.

Arsyet e këtij takimi nuk janë bërë të ditura nga ana e presidentit dhe e gazetarit Buzhala. Presidenti është deklaruar se nuk i respekton masate vendosura nga ana e Qeverisë.

Edhe një pyetje që po shtrohet gjithandej është se a e kishin numrin e parafundit të njëjtë Presidenti Thaci me gazetarin Buzhala dhe analistin Limani, sepse Gazeta Express e Berat Buzhalës kishte hedhur akuza të rënda në drejtim të provës testuese të protestës të para disa të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. – shkruan Kosovo Insights.

Ata kishin tërhequr vërejtjen se si na qenka e mundur që në shesh të gjithë protestuesit ta kenë numrin e parafundit të letërnjoftimit të njëjtë. Poashtu, ata kishin treguar se protestuesit nuk kishin marrë leje nga Policia për protestën.

A mori leje Berat Buzhala nga Policia e Kosovës që të dal?

Cili ishte numri i parafundit i letërnjoftimit që bashkoi Presidentin Thaci me gazetarin kontravers?

Si mund të rrezikohet shëndeti publik i qytetarëve duke e ditur se restoranet janë të mbyllura në këtë kohë pandemie, dhe mund të jenë burim për përhapjen e virusit?

Ju kujtojmë se takimi në këtë restoran është mbajtur javën e kaluar.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...