Home / Opinion / Goditje e fortë e Qarrit: Ky është skandali i Mustafës, bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës dhe Millosheviqit

Goditje e fortë e Qarrit: Ky është skandali i Mustafës, bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës dhe Millosheviqit

14 maj 2020

Goditje e fortë e Qarrit: Ky është skandali i Mustafës, bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës dhe Millosheviqit

“Që sa kohë përcjellë zhvillimet politike, votimet dhe formimin e qeverive në Kosovë dhe vendet evropiane, kurrë në jetën time nuk më ka rënë të dëgjoi një deklaratë më absurde dhe skandaloze se sa deklarata e bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës e Sllobodan Millosheviqit me të cilët i hoqën autonominë Kosovës dhe kreut aktual të LDK-së, ish komunistit jugosllav, Isa Mustafa i cili pa fije turpi në një tv, deklaroi publikisht se qytetarët nuk e zgjedhin e Qeverinë. Një deklaratë e tillë jo vetëm që është e tepër e jashtë kohës dhe më shumë se skandaloze,por edhe e dënueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat demokratike të sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës,sepse edhe 21 vite pas çlirimit të Kosovës,me gjithë nostalgjinë e jugo komunistit Isa Mustafa, këtu nuk mund të vendosë më Serbia për Qeverinë dhe ministrat si puna e Mustafës me shokë, por populli i Kosovës si në gjithë botën demokratike me votën e vet të lirë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë, gjatë një interviste për medien e Kosovës ka dhënë një deklaratë të pa dëgjuar ndonjëherë nga politikanët e Kosovës, sigurisht edhe të vendeve të tjera, sipas të cilit qytetarët e Kosovës, përmes zgjedhjeve nuk vendosin se kush do ta qeverisë vendin. Deklarimi I tillë është gjykuar jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga analistët politik. Sipas Isa Mustafes vota e qytetarëve vendos vetëm për deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe jo se kush do të jetë kryeministri. “Qytetari nuk vendos se kush duhet të qeverisë vendin. Vota e qytetarit vendos për deputetë, vendos cila parti do të ketë më shumë deputetë e kush më pak, por jo kush do ta qeverisë vendin. Sepse në zgjedhje të përgjithshme nuk votohet drejtpërdrejtë për qeverinë. Në zgjedhje votohet për parlamentin për Kuvendin. Sepse zgjedhje s’bëhen për Qeverinë, por për Kuvendin, e pastaj Kuvendi e zgjedh Qeverinë. Për ta zgjedh Kuvendi Qeverinë duhet një parti që e ka shumicën parlamentare”, është shprehur Mustafa.

Këto deklarime të Isa Mustafës, partia e të cilit u rendit në vendin e dytë vetëm falë votës së drejtpërdrejtë qytetare për Vjosa osmanin, kandidate për kryeministre, nga analisti politik Gani Qarri, shihen si deklaratat më skandaloze dhe të turpshme, që injorojnë votën qytetare, nga një lider politik i pa përgjegjshëm, mashtrues dhe injorant I cili nuk e meriton të jetë në krye të një partie politike serioze, e të mos flasim për lidership shteti.

“Që sa kohë përcjellë zhvillimet politike, votimet dhe formimin e qeverive në Kosovë dhe vendet evropiane, kurrë në jetën time nuk më ka rënë të dëgjoi një deklaratë më absurde dhe skandaloze se sa deklarata e bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës e Sllobodan Millosheviqit me të cilët i hoqën autonominë Kosovës dhe kreut aktual të LDK-së, ish komunistit jugosllav, Isa Mustafa i cili pa fije turpi në një tv, deklaroi publikisht se qytetarët nuk e zgjedhin e Qeverinë. Një deklaratë e tillë jo vetëm që është e tepër e jashtë kohës dhe më shumë se skandaloze,por edhe e dënueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat demokratike të sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës,sepse edhe 21 vite pas çlirimit të Kosovës,me gjithë nostalgjinë e jugo komunistit Isa Mustafa, këtu nuk mund të vendosë më Serbia për Qeverinë dhe ministrat si puna e Mustafës me shokë, por populli i Kosovës si në gjithë botën demokratike me votën e vet të lirë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Sipas Qarrit, Isa Mustafa i cili deklarohet për bashkëpunim të ngushtë me partitë simotra në Gjermani, do të duhej marr shembull se si në këtë shtet demokratik, në shenjë të respektit të votës qytetare, formohen edhe koalicionet qeverisëse, pavarësisht dallimeve programore që kanë partitë politike, sepse mbi të gjitha është obligimi i votës së marr nga populli.

“Ky matuf, vetëm pak, po ti vinte gishtin kokës, pasi që edhe vet ka jetuar për disa vite me radhë si azilkërkues në Gjermani, do ta kishte parasysh faktin se atje Qeveria aktuale e zonjës Merkel fillimisht pati problem të formohej, ngase SPD, ishte deklaruar edhe para zgjedhjeve për të qëndruar në opozitë, por me dështimin e bisedimeve të partisë CDU-CSU me FDP, vet SPD pranojë të hynte serish në koalicion, me CDU-CSU me arsyetimin se populli kishte votuar në atë mënyrë që CDU-CSU dhe SPD të dalin të parat, ndaj e ndjenin dhe kishin obligim ta respektonin vullnetin e popullit dhe formonin së bashku Qeverinë. Atëherë nëse “gospodin” Mustafa mendon se edhe sot, mbi dy dekada pas çlirimit nga okupimi serb, jo populli, por njëjtë si në kohën e tij,serish Serbia duhet të vendosë për Qeverinë në Kosovë, me të drejtë shtrohet pyetja se pse dhe për çfarë arsye duhet të dalin qytetarët e këtij vendi në zgjedhje”, thotë analisti Qarri.

“Jugo komunisti Isa Mustafa me qëndrimet e fundit absurde po dëshmon që LDK me te në krye, jo vetëm po e humbë tërësisht edhe atë pak frymë të mbetur të dikurshme rugoviste të tolerancës dhe përfaqësimit dinjitoz të vlerave të demokracisë evropiane,por po e kthen këtë segment me nam politik, në një grupacion serbo nostalgjik të dirigjuar nga Aleksandër Vuçiqi dhe Lista serbe, derisa të vazhdojë të udhëhiqet nga një figurë e tej konsumuar jugosllavo-komuniste si Isa Mustafa. Një lider i vjetruar dhe tërësisht demode politik ,që si pasojë e devijimit të thellë mendor , jo vetëm që shkel ligjet dhe Kushtetutën,por është gati të thyej të gjitha rregullat dhe normat elementare demokratike mbi të cilat bazohet ndërtimi i institucioneve të shteti me vlerën e përcaktuar sipas vullnetit qytetar dhe jo grupeve kriminale të interesit,nuk e ka problem që si në kohën e okupimit të Kosovës nga Serbia, të bëjë abuzim të hapur dhe shkelje të ligjit e të Kushtetutës vetëm për tu ngjitur edhe njëherë me çdo kusht në pushtet. Ndaj ky deklarim skandaloz i Isa Mustafës dëshmon se ai dhe kupola drejtuese e LDK-së përfundimisht po shkojnë drejtë shkatërrimit dhe nënshtrimit të turpshëm ndaj Thaçit, për të arritur realizimin e plotë të skenarit të shefit të tij Hashim Thaçit, i cili nën presionin e ashpër të Isa Mustafës ndaj deputetëve të LDK-s, në parlament u zgjodh president me votat e tyre, e që vetëm pas dy vite mandat, si kundërvlerë, nga Hashim Thaçi mori për shpërblim, rrëzimin e tij nga pozita e kryeministrit’, thotë analisti politik Gani Qarri.

( Huazuar Kosova Sot Online)

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...