Home / Lajme / Nuk “ndalet” Albin Kurti i ankohet edhe Parlamentit Evropian për Hashim Thaçin

Nuk “ndalet” Albin Kurti i ankohet edhe Parlamentit Evropian për Hashim Thaçin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar Parlamentit Evropian në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.Në letrën. Kurti iu shkruan në detaje anëtarëve të Parlamentit Evropian, se si rrodhi gjithë procesi i rrëzimit të Qeverisë nën udhëheqjen e së cilës ishte vet ai.
Pas procesit të iniciimit të mosbesimit ndaj Qeverisë në të cilën bashkë ishin VV e LDK, Kurti iu thotë europianëve në letër që ishte Presidenti Hashim Thaçi vet ai i cili nuk përmbushi detyrat e tij kushtetuese, njofton Klan Kosova.”Në nenin 82.2 të Kushtetutës së Kosovës, Presidenti është i detyruar të shpërndajë Kuvendin dhe të thërras zgjedhje të reja.Por jo vetëm që ai nuk e përmbushi këtë detyrë kushtetuese, por ai gjithashtu luajti një rol aktiv, duke marrë përsipër nismë vetjake në përpjekjen për të formuar një qeveri të re, megjithëse një rol i tillë është shprehimisht i ndaluar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me nr. 103/14”.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...