Home / Lajme / Profesor Maxharraj: Visar Ymeri e Dardan Molliqaj, Vetëvendosja ua mësoj alfabetin në politikë

Profesor Maxharraj: Visar Ymeri e Dardan Molliqaj, Vetëvendosja ua mësoj alfabetin në politikë

Profesori Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka folur për deklaratat e fundit të anëtarëve të PSD-së, Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj.

Maxharraj në prononcimin e tij ka thënë se Ymeri dhe Molliqaj nuk duhet të ofendojnë Lëvizjen Vetëvendosje, pasi ishte ajo që ua mësoj alfabetin në politikë.

“Ju para disa vitesh vitesh u ndërsyet keq, ikët si cubat me bishtë ndër këmbë nga LVV. Mendonit se jeni dikushi.Nuk e di se a ju mashtruan apo u mashtruat, këtë po e tregon puna e juaj sepse keni mbet si qyqet duke kërkuar qerdhe për të ju pranuar. Nuk është korrekte të gjuani fjalë të pista dhe ta ofendoni LVV të cilën votuesi e zgjodhi si strumbullarin e jetës politike në Kosovë. Ikët nga LVV e cila edhe ua mësoi alafabetin në politikë”, thekson Maxharraj.

Ai thotë se ata janë mashtruar duke iu premtuar poste të rrejshme dhe tani të mashtruar kanë humbur vetvetën.

“Ju gënjyen me poste të rrejshme të cilat kurrë nuk ua dhanë. U mashtruat, e humbët vetën, jeni mbetë sokaqeve dhe po uluroni si të shqjerrë kundër LVV, tashti kur keni mbetë rrugëve, kurse LVV po rritet, po rritët gjithënjë e më shumë sepse votuesi, populli i ka shpresat në të, e jo në partitë që e vodhën dhe plaqkitën këtë vend me vite të tëra. Kritikat e juaja ndaj LVV për çdo ditë e më shumë po e po e gërdisin votuesin dhe popullin, po uluriteni për tu ndi se jeni gjallë”, thotë profesor Maxharraj.

Ai thotë më tutje se në politikë ‘ju jeni të vdekur përgjithmonë’.

“Por mbajeni në mend në politikë jeni të vdekur përgjithmonë. Këtë e tregoi edhe verdikti i popullit i cili me 6 tetor 2019 ju qiti jashtë loje duke ju mospërfill fare. Jeni duke u sorollatë rrugëve si të pakokë, sepse kurrë nuk keni menduar me kokën e juaj. Nuk thotë kot populli ai që ikë nga shtëpia e vetë jetë pa shtëpi, bëhet endacak i rrugëve të pakthim”, vlerëson ai.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...