Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në Kosovë, ka bërë publike një zbulim të cilin as vet ai nuk e ka ditur kur ka ndërhyrë në Kosovë.

Robertson ka thënë se në bazë të një testi të ADN-së, ka dalë se një përqindje e gjeneve nga ana e babait janë shqiptare.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e Kolegjit “Universum” në Prishtinë.