Home / Opinion / Akademik Mehmeti:Dy fjalë për rrënjët shqiptare të familjes së Goce Dellçevit

Akademik Mehmeti:Dy fjalë për rrënjët shqiptare të familjes së Goce Dellçevit

Aktuale

Popujt ballkanikë duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në paqe, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë

Mosmarrëveshjet aktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, të popujve dhe qeverive të këtyre dy shteteve fqinje, në lidhje me gjuhët dhe figurat historike janë thellësisht politike dhe joparimore.

Pse duhet të kacafyten dy popuj dhe dy shtete fqinje për një figurë historike si Goce Dellçevi*, birin e shqiptares Sulltana Nurxhiu?!

Emri i revolucionarit dhe heroit ka qenë: Goce, Goc-i (sipas kishës dhe historisë bullgare dhe historisë maqedonase: Gjorgji (Ѓорѓи);
Emri i nënës së tij: Sulltana Nurxhiu (Султана Нурџиева Делчева);
Emri i babës: Nikollë Dhimitri (Никола Димитров Делчев);
Emrat e motarave: Rusha (Руша), Cuca (Цоца), Tina (Тина), Lika (Лика, Велика) dhe Elena (Елена);
Emrat е vëllezërve: Nga 4 djemtë e kësaj familje, përmendet vetëm emri i Gocit-Goces (Ѓорѓи), dhe Micit (Димитар), ndërsa emrat e vërtetë, jo sipas kishës bullgare, të vëllezërve të tjerë, Mili dhe Krista (Милан и Христо) nuk përmenden fare.

***

Dy fjalë për rrënjët shqiptare të familjes së Goce Dellçevit

Sidomos gjatë dy viteve të fundit është ngritur shumë pluhur nga disa qarqe politike dhe shkencore bullgare dhe maqedonase në lidhje me figurën e revolucionarit Goce Dellçev, se cilit shtet, përkatësisht historisë së cilit popull i takon ai, kështu duke krijuar artificialisht pengesa për realizimin e plotë të Marrëveshjes për bashkëpunim, mirëkuptim dhe fqinjësi të mirë, të nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017 mes qeverive të këtyre dy shteteve fqinje, por edhe pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore, sidomos në BE, meqë anëtarësimi i këtij shteti në NATO është akt gati i kryer!

Goce Dellevi me idetë dhe pikëpamjet e tij i kalon kornizat e ngushta që ia kanë krijuar me pa të drejtë figurës së tij historiografia bullgare dhe ajo maqedonse deri më sot. Në disa aspekte, me idetë dhe pikëpamjet e tij, por edhe përnga prejardhja e familjes së tij, ai i takon historisë së rajonit ballkanik dhe më gjerë, jo vetëm popullit bullgar dhe atij maqedonas, por edhe shqiptarëve, vllehëve dhe të tjerëve.

I lindur dhe rritur në gjysmën e dytë të shek. XIX, në Vilajetin e Salanikut të Perandorisë Osmane, në rininë e tij u frymëzua dhe brumos nga idetë e revolucionarëve bullgarë, Vasil Levski dhe Hristo Botev, të cilët parashikonin krijimin e një shteti bullgar me barazi etnike dhe fetare, si pjesë e një Federate Ballkanike në të ardhmen. Por, Goce Dellçevi nuk ka mundur të jetë ideolog i ndonjë lëvizje të gjerë politike dhe ushtarake, revolucionare dhe çlirimtare, sepse ka jetuar shumë shkurtë, gjithsej afër 30 vjet. Ai ka qenë vetëm pasues i ideve dhe idealeve të Vasil Levskit dhe Hristo Botevit, dy udhëheqësve bullgarë të lëvizjes revolucionare për çlirim nga Perandoria Osmane, të bullgarëve dhe popujve të shtypur të rajonit. Ai nuk ka mundur të jetë ideolog dhe të madhërohet kaq shumë figura e tij edhe për faktin se ka qenë i implikuar (ndoshta me fajin e të tjerëve) në shumë afera, të cilësuara si kriminale dhe johumane, si plaçkitje, reketim, kidnapime, dhunë e terror mbi shumë individë dhe popullsinë e pafajshme në disa vendbanime të Maqedonisë dhe jo vetëm.

Thënia e famshme e Goces ka qenë: “Unë botën e kuptoj si fushë për garë kulturore mes popujve”. Kjo për kohën ka qenë një ide tepër përparimtare. Por, në këtë garë siç predikoi ai, cila është fusha, hapësira e lirë që këta dy popuj, bullgarët dhe maqedonasit ua kanë lënë të lirë popujve të tjerë me të cilët kanë bashëjetuar ndër shekuj në këto hapësira, përveç realizimit të interesave të tyre të ngushta nacionale në këto dy shtete, sidomos në Maqedoninë Veriore?!

 

 

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...