Home / Opinion / E thotë profesor Kelmendi: AAK, NISMA dhe AKR, ranë në kurthin e ngritur nga Hashim Thaçit me Kadri Veselin

E thotë profesor Kelmendi: AAK, NISMA dhe AKR, ranë në kurthin e ngritur nga Hashim Thaçit me Kadri Veselin

E thotë profesor Kelmendi: AAK, NISMA dhe AKR,  ranë në kurthin e  ngritur nga Hashim Thaçit me  Kadri Veselin

“Nuk pritej edhe tjetër qëndrim nga PDK dhe z.Veseli. Qëllimi i PDK-së ka qenë rrëzimi i i Qeverisë dhe ndërtimi i një Qeverie tjetër nga LDK, AAK, NISMA dhe AKR, me Listën Serbe, duke i bërë votat për Qeveri, në mënyrë që para qytetarëve të del si parti që nuk bënë koalicione të dëmshme.

Image
Muhamet Kelmendi

Ky është një qëndrim shumë mirë i menduar nga tandemi Thaçi-Veseli dhe me këtë ka fituar shumë PDK si parti e cila nuk vepron për pushtet. Këtë e provoj deklarata se zgjedhjet duhet të bëhen pas kalimit të pandemisë, gjë që u bashkua me mendimin qytetar, ndërsa koalicionistët e tashëm, thjeshtë gjenden para deformimit total si subjekte politike. Natyrisht se e gjithë kjo po kryhet nga koalicionistët, duke u mbështetur në interesa shumë të ngushta, pa i analizuar pasojat dhe qëllimet që janë në skenën politike. Humbës do të jenë kryesisht partitë e vogla, kuptohet edhe LDK. Por, kryesisht humbje do të ketë AAK, NISMA dhe AKR, të cilat ranë në kurthin e Thaçit me Veselin,shprehet profesor Muhamet Kelmendi.

Tash këto parti të kënaqura me pozitat që po i marrin janë bërë të pa kuptueshme, fare nuk kanë bërë analiza dhe tërësisht po veprojnë në dëm të Republikës. Shpresoj se kjo gjendje dhe kurth e PDK-së e udhëhequr nga Thaçi e Veseli do të kuptohet. Vetë fakti se koalicioni do të bëhet me Listën Serbe dhe me votat e tyre është dëm i madh për partitë që po shkojnë në pushtet dhe natyrisht edhe për Kosovën dhe të ardhmen. Është marri ndërtimi i Qeverisë me Listën Serbe. Është jo politike dhe situatë fëmijërore rënia në kurth të PDK-së. Por, natyrisht se nga subjektet tipike karrieriste nuk pritet tjetër. Është sikurse ajo thënia popullore: Më mirë një ditë se kurrë”. Kjo teori i ka dëmtuar shumë këto subjekte dhe fitues është kryesisht PDK. Ajo i futi në konflikte partitë e koalicionit me VV-në dhe vetë rrinë anash. Madje edhe i kërkon zgjedhjet e reja dhe të jashtëzakonshme. Ky është qëndrim mirë i analizuar dhe kësaj kurthe nuk arritën subjektet e koalicionit ti ikin. Priten edhe konflikte të tjera me zgjedhjen e kësaj Qeverie. Konflikte në marrjen e detyrës dhe në lëvizjet e popullit në rrugë. Këto i dinë PDK, e prandaj deklaron këtë dhe kërkon zgjedhje”.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...