Home / Lajme / Deputeti zviceran i reagon ashpër Thaçit, e quan të rrezikshëm

Deputeti zviceran i reagon ashpër Thaçit, e quan të rrezikshëm

Deputeti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Cedric Wermuth, përmes një postimi në Twitter, ka kritikuar deklaratën e fundit të presidentit Hashim Thaçi që e quajti Lëvizjen Vetëvendosje organizatë kriminale.

Duke mohuar se e ka sjellë në Kosovë deputetin Behgjet Pacolli, Thaçi iu drejtua kryeministrit në detyrë Albin Kurti e ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla se ai është në shtëpinë e tij.“Ja ku jemi. Evropa duhet të reagojë menjëherë.

Rreziku i një regjimi autoritar në kufirin tonë është i jashtëzakonshëm. Hapi i parë: Kriminalizoni të gjithë ata që s’mund t’i mposhtni në rrugë të hapura, fer e demokratike”, ka shkruar ai në Twitter.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...