Home / Lajme / Êshtë në rrezik mbarëvajtja gjithnjerëzore

Êshtë në rrezik mbarëvajtja gjithnjerëzore

Albin Kurti e Vjosa Osmani thyejnë rekord me votat e tyre - Albinfo

Në foto: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

më 23 prill 2020
NGA: GJOKË DABAJ, DILAVER GOXHAJ, HAMDI HYSUKA

Duhet t’i themi Qeverisë “Kurti”, që jemi përkrah saj dhe përkrah kryetares së Parlamentit Ne, si udhëheqje e tanishme e “Përkujdesjes Gjithshqiptare”, nuk i kemi as atributin dhe as mundësinë për të organizuar veprime në shkallë më të gjerë. Por, një mendim apo zgjidhje veprimi mund ta shprehim, si në emër të kësaj “Përkujdesjeje Gjithshqiptare”, ashtu edhe në emër të përkrahësve të dy rezolutave tona, publikuar në mediat shqiptare para disa ditësh. Mbledhjen që  organizoi Hashim Thaçi më 22 prill 2020 me krerët e disa subjekteve politike të Republikës së Kosovës, e konsiderojmë goditje me thikë në gjoksin e kombit shqiptar. Nuk është problemi këtu, as i një Qeverie “Kurti”, as i Albin Kurtit si individ dhe si përfaqësues i një force politike dhe as i Vjosë Osmanit si Kryetare e Parlamentit apo thjesht si një vajzë që e ka kuptuar ku po e çojnë kombin tonë këto politika tejet shkurtpamëse. Nuk është madje as problemi vetëm i Republikës së Kosovës. Problemi është, së pari, i krejt kombit shqiptar e mbas tij edhe i popujvet të tjerë. Ç’do të bëhet, nëse e merr pushtetin një qeveri e atillë, siç po e sajon Hashim Thaçi?! Veprimi i parë i asaj qeverie do të jetë copëtimi i Republikës së Kosovës deri në pavlefshmerinë e saj si shtet. Të gjitha janë paramenduar të bëhen në mënyrë tinëzare, sikur gjoja “po duam të merremi vesh me Sërbinë”, sikur gjoja “po duam t’ia bashkojmë Republikës së Kosovës edhe Luginën e Preshevës” dhe sikur “edhe sërbët kanë të drejtën e tyre për t’u qeverisur vetë në shtetin që s’është vetëm i shqiptarëve, por edhe i kombeve të tjerë”. Duke prurë në krye të Republikës së Kosovës njerëz të atillë si Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e të tjerë si ata, jo vetëm që nuk do të rregullohen punët në Republikën e Kosovës, por do të shkaktohet një çorientim i vështirë përfytyrueshëm edhe në Republikën e Shqipërisë, edhe në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe kudo ku ka shqiptarë. Çorientimi në kombin tonë dhe destabilizimi, që forcat e errëta dhe njëkohësisht të verbëta, synojnë ta krijojnë këtu, në mënyrë fatalisht të pandalshme do të arrijë të përhapet në krejt Evropën dhe, në atë mënyrë, krejt bota ka rrezik të përfshihet pandalshëm në një luftë të lemerishme gjithnjerëzore. Të dyja luftërat botërore kanë filluar në gadishullin tonë. Lufta e Parë Botërore, me Atentatin e Sarajevës dhe Lufta e Dytë Botërore, me pushtimin e Mbretërisë Shqiptare nga Italia Fashiste dhe me pushtimin e Mbretërisë sërbo-kroato-sllovene nga Gjermania naziste. Si është e mundur që politikanët e sotëm, evropianë edhe botërorë, jo ata që duan luftë (duke shpresuar se do të dalin fitues), por ata që duan ta largojnë luftën, të mos e shohin që pikërisht këtu, në një shtet shqiptar, të cilin ende nuk e kanë njohur të gjithë shtetet, po përgatitet të ndizet i njëjti zjarr i madh?! Si është e mundur të mos e shohin këtë rrëzik eminent mijëra analistët e politikave të sotme lokale e botërore?! Përfundimisht, gjendur përballë një të këtillë skenari, autorëve të të cilit jo vetëm që s’po u dhimben shqiptarët, por s’po pyesin as për fatin e kombevet të tyre, çfarë mund të bëjmë ne shqiptarët?…

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...