Home / Opinion / Arflet Selmani-Shqipëria Natyrale Stabiliteti i të gjithë Rajonit

Arflet Selmani-Shqipëria Natyrale Stabiliteti i të gjithë Rajonit

Billedet indeholder sandsynligvis: 1 person, sidder, jakkesæt og indendørs
Miniature af vedhæftet fil
Shkruan; Arflet Selmani
Shqiptarët të ndarë në disa shtete, çdoherë do të jenë të pafuqishëm.
Fuqia dhe potenciali jonë në çdo aspekt do të shtohet e rritet, vetëm kur shqiptarët do të bashkohen në një shtet të vetëm me kufijt natyral të një Shqipërie Natyrale.
Ky projekt nuk i favorizonë vetëm shqiptarët, dhe nuk është në dobi vetëm të shqiptarëve. Bashkimi i shqiptarëve shëron shumë plagë dhe rajoni stabilizohet njëherë e mirë.
Copëtimi i 1913-ës la pasoja të rënda në kombin shqiptar dhe ishte tragjedia më e madhe kombëtare deri më sot, me pasoja që vazhdojnë të rëndojnë mbi kombin tonë i cili është në tkurrje e sipër si pasojë e këtij copëtimi edhe në ditët e sotme.
Autorët e këtij projekti famëkeq që i coptoi trojet tona, duhet ta ndjejnë për obligim që të angazhohen tani pas kaq vitesh për ta shëruar këtë plagë të madhe të cilën vet ia hapën popullit tonë.!
Ne Shqiptarët jemi binjak me Historinë.
E kaluara jonë historike, faktet, dhe gjetjet arkeologjike e dëshmojnë se; nga kur jemi këtu dhe ku i kishim kufijtë!
Dhe mbi të gjithë këto fakte ekzistuese, “Fuqit e Mëdha” i mbyllën sytë, dhe e coptuan Shqipërinë që u bë me shumë sakrifica e gjakë të derdhur.
Cilët janë Ata/Ato tru vegjëlit që thonë se Shqipëria Natyrale nuk u bëka dot?
Janë pikërisht ata/ato frikacak, që s’kan kapacitet dhe vendosmëri për t’u ballafaquar me këto procese dhe misione.
Si arriti të bëhej Shqipëria më 1912 nga Kuvendi i Vlorës, me aq pak përqindje të njerëzve të arsimuar dhe nuk u bëka sot?
Disa thonë nuk është mundësia, rrethanat ekzistuese nuk na e mundësojnë një gjë të tillë… shumë dakord, po mundësit krijohen, rrethanat ndryshohen me përpjekje të vazhdueshme.
Fatkeqësisht këto fjalë i kam dëgjuar edhe nga disa të ashtuquajtur “profesor Universitar”, “intelektual”.. se Shqipëria nuk bëhet..se ajo është një ëndërr e parealizuar etj etj.
Unë ju them se, asgjë nuk do të bëhet me persona si ju që nuk dini as të edukoni, dhe as t’i mësoni gjeneratat e reja se ajo që është e jotja, kurdoherë do të bëhet e jotja. Por ju i mësoni si të jenë servil të pushteteve, dhe çakej të pangopur të interesave personale..!
“Shqipëria Natyrale” nuk është një ëndërr, është gabim të quhet kështu. Ajo është një realitet që duhet zgjuar nga gjumi për ta bërë!
Gjërat nuk bëhen duke ëndërruar, por duke u zgjuar, dhe duke u hedhur në veprim.

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Berisha, një kriminel që ka vrarë shqiptarë. Të ulë kokën dhe të largohet, se nuk e mund dot SHBA-

  Rexhep Qosja flet në këtë intervistë për Edi Ramën, Albin Kurtin ...