
Mbas shumë takimeve e përpjekjeve për koalicion të mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kjo e fundit ia dha vulën kësaj çashtje.
Postimi i plotë nga Arbërie Nagavci (VV):
Lëvizja VETËVENDOSJE! me vite është angazhuar që të jetë alternativa e vërtetë për vendin.
Kemi qenë e jemi të gatshëm për kompromise në interes të qytetarëve, por jo dhe të grupeve klienteliste.
LVV e mundi LAA (LDK dhe katër parti të tjera) në zgjedhjet e fundit në qershor 2017. Ne të vetëm kishim mbi 200 mijë vota, përderisa LAA, pra katër partitë tjera, 180 mijë vota.
Në zgjedhjet e parafundit, në qershor 2014, ne u tradhëtuam, kur pas VLAN-it LDK shkoi me PDK-në duke shkelur marrëveshjen e 10 shtatorit 2014.
Ne nuk mund të lejojmë të tradhëtohemi sërisht, dhe do të fitojmë këto zgjedhje, sepse qytetarët e duan ndryshimin e vêrtetë.
Në çkapjen e shtetit nga Klani Pronto nuk mund të udhëheq LDK.