Shkruan: Fadil SHYTI
Në vitin 1979 me rastin e vizitës sime të parë né RPSSH, né njé librari té Tiranés e pata blerë një “dispencë”,-ashtu, i quanim ne studentët ato fletushka; ishin libërtha të vegjël nga sasia, por, të mëdha nga cilësia; ishin fletore té daktilografuara nga ligjëratat e profesoréve të Tiranés.
Në njëren nga ato, shkruhej për jetén dhe veprën letrare té F.S.Nolit, m u bë zemra mal, kur e gjeta njé Letër Historike té shkruar prej Fan. S. Nolit, në vitet e para të pas çlirimit, dérguar, gjeniut, Enver Hoxha.
Né atë letër, Noli ynë i madh ua uronte fitoren komunistëve né krye; -siç e quante Ay; “Komandarin” Enver Hoxha. Po aty, poeti i madh mërgimtar shprehej që:
“Kur historianët do të pyesin, kur filloi pavarësia e vërtetë e Shqipérisé, ata do të shohin që kjo pavarësi nuk filloi mé 1912, -kur u shpall shteti shqiptar; por, filloi më 1944, atëherë kur në pushtet erdhën komunistët në krye me Komandarin tonë, Enver Hoxha”.
-Letra e Nolit përfundon, me urimet për suksese dhe fitore të reja té ndërtimit dhe të zhvillimit të vendit.
Ndiej keqardhje të madhe që, ajo letër tashmë mungon në bibliotekën time.
Është për të theksuar që; atë libërth- ia pata dhëné kushëririt tim, Hamdi Shyti, i cili atëbotë ishte student, ma kërkoi pér ta lëçitur, do t´i ndihmonte për provimet në Letérsinë Shqiptare, ia huazova atë “dispencé”, té cilén nuk ma ktheu pastaj.
Në vitin e kaluar, kur isha në Dardani, né vendlindjen tonë, u takuam me Hamdiun, pasi u çmallëm si véllezér e pyeta; kushëri i dashur, a e kemi ende atë dispencé-libërth, me até Letrën Historike të famshmen të F. S. Nolit; -Hamdiu, po qe besa edhe unë, u ndiem shumé keq, kur mé njoftoi qé, nuk e kemi, sepse gjatë LÇ-re, mé 1998, serbo-çetnikët; na i dogjën librat, në bibliotekat tona.
Ah!… -Sikur ta gjenim dhe publikonim edhe letrën pararedëse, té Fan.S. Nolit; té cilën e ceka më lart!
-Respekt pér ju, Shqipéria Socialiste,-këtu në fzb?!
-Pér kéto publikime, si kjo letra kthyese e Komandantit, Enver Hoxha, drejtuar F. S. Nolit të madh. Këto vlera té mrekullueshme qé, nuk po i mbulon pluhuri i harresës pér breznitë e reja!…
-Po, pastaj,-siç mé foli, kushëriri veteran i LÇ-re, edhe pushtuesit nuk kaluan lehtë;-kéto krime dhe turpe i paguan me lëkurat e tyre, në ikje, në thyeqafje…
-Vlen të theksohet me kétë rast që, né betejat me serbët, véllai i Hamdiut, Mustafai, mësues dhe poet atdhetar, në vjeshtën e vitit 1998 , ra déshmor né fushén e betejës në malet tona, tek “Uji i Sokolave”; Hamdiu, qe plagosur në kraharor, ndërsa në pranverën e vitit 1999, në krye të detyrës, në mbrojtje të atdheut, do të binte dëshmor djaloshi i xhaxhait tim, Adnan Shyti.
Lavdi kolosëve të shqiptarizmés, të penës dhe të pushkës; Fan S. Nolit dhe Enver Shqipos!
Lavdi déshmoréve té atdheut!
22 Gusht, 2019