Gjon Bruçi
Në rastin tonë, jo vetëm “PARAJA”, por e gjithë “GODINA E SHTETIT” ka rënë në duart e “horave”, në duart e “lumpenëve”.
Mjafton të ndjekësh situatën e sotme të krimit, të vjedhjes, të grabitjes, të politikës ekstreme pozitë-opozitë, të krizës politike, ekonomike, shpirtërore e morale etj. dhe bindesh se Horat dhe Lumpenët i kemi në çdo damarë të politikës, të shtetit e të pushtetit.
Shumica e këtyre lumpenëve, është grumbulluar në tri partitë kryesore me inicialet PS-(alias Rilindje), PD dhe LSI, të cilat kanë kollandrisur, ose më saktë kanë vidhisur fatet e vendit e të popullit në këto tri dekada, nga më të errtat e historisë sonë.
Si mund të çlirohet vendi nga këta “Hora”?!