Në seancën e jashtëzakonshme për gjendjen në Telekom, ka folur edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai ka thënë se gjendja e rëndë e Telekomit, ka ardhur pas nënshkrimit të kontratës me Z-Mobile, të cilën e quajti si krim të organizuar.
Siç ka thënë Kurti, pas kontratës me Z-Mobile, qëndron presidenti Hashim Thaçi dhe ish-shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.
“Kontrata e Telekomit me Z-Mobile është krim i organizuar dhe është faktori kyq në krizën e Telekomit. Natyrisht që ka edhe faktorë tjerë. Z-Mobile plackit mbi çerekun e të hyrave të Telekomit. Ajo tashmë i ka 30 përqind dhe Z-Mobile dëshiron që ta merr të tërën. Pas Z-Mobile është kryeministri i atëhershëm, tani president, Hashim Thaci dhe kreu i aferës Pronto, Adem Grabovci, i cili Shkelqim Devollit i pati thënë se i është tharë fyti. Pas Z-Mobile është Kali i Trojës”, ka thënë Kurti.